Hoxha takon Lawton: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me zëvendësndihmës sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton.


Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me zëvendësndihmës sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton.

Takimi u fokusua në mundësitë për të forcuar më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, si dhe në rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.

Hoxha dhe Lawton u ndalën gjithashtu edhe në situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“Një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjeve Artemis, zhvillova një diskutim produktiv me zëvendësndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qëndrore dhe Jugore, Daniel Lawton. Diskutuam mbi mundësitë për të forcuar më tej partneritetin tonë strategjik, situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta”, shkroi Hoxha në rrjetin social X.

Sipas ministrit të Jashtëm, partneriteti mes dy vendeve mbetet shtyllë e rëndësishme edhe e angazhimit të përbashkët si aleatë në NATO.

“Një partneritet i fortë Shqipëri-SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme e angazhimit tonë, përfshirë edhe si aleatë të NATO-s, për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë”, shkroi ministri Hoxha në X.

/Marrë nga ATSH

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.