IKTK dhe Kryegjyshata Bektashiane, bashkëpunim për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Baba Mondit, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.


Në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Baba Mondit, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi institucional për ruajtjen, konservimin dhe restaurimin e pasurive kulturore të trashëgimisë bektashiane. Gjatë bisedës vëmendja u përqendrua në dy monumente të rëndësishme për bektashinjtë, siç janë “Vendi i Mirë Ballëm Sulltan (Guva)”, pranë Teqesë së Vjetër, në Ballenjë, Martanesh, si dhe Teqeja në fshatin Pesh.

IKTK dhe Baba Mondi biseduan rreth gjendjes aktuale të këtyre objekteve, problematikat e evidentuara dhe mundësitë për ndërhyrje, duke synuar përmirësimin e aksesit dhe sigurisë, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e vlerave autentike të monumenteve.

IKTK bëri të ditur se, së bashku me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane do të vijojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për mbrojtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie të çmuar kulturore te brezat e ardhshëm.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, Gonxhja: Bizneset mund të zbresin deri në 30% të tatimfitimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se ndryshimet e parashikuara në ligjin për sponsorizimet synojnë që…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, Gonxhja: Bizneset mund të zbresin deri në 30% të tatimfitimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se ndryshimet e parashikuara në ligjin për sponsorizimet synojnë që…