Balla: Reforma në Drejtësi i dha fund imunitetit politik, sfida tani është konsolidimi

Kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla e cilësoi reformën në drejtësi një nga dëshmitë më domethënëse të përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.


Kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla e cilësoi reformën në drejtësi një nga dëshmitë më domethënëse të përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë, ai tha se ndryshimet kushtetuese dhe institucionet e krijuara prej reformës i kanë dhënë sistemit të drejtësisë mundësinë të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të gjykojë edhe zyrtarë të niveleve të larta.

Sipas Ballës, sfida e Shqipërisë para reformës nuk ishte vetëm korrupsioni, por edhe mungesa e institucioneve të pavarura e të fuqishme për ta luftuar atë.

Ai tha se sistemi i mëparshëm nuk kishte kapacitetin e nevojshëm për të vepruar kur dyshimet përfshinin individë me pushtet politik ose publik.

“Tani Shqipëria ka institucione të drejtësisë me pavarësinë për të hetuar, për të ndjekur penalisht dhe për të gjykuar, edhe kur rastet kanë të bëjnë me individë që mbajnë poste të larta politike apo publike”, u shpreh Balla.

Balla vlerësoi se drejtësia ka sot kapacitete që i mungonin prej kohësh, përfshirë mundësinë për t’iu përgjigjur shkeljeve dhe për të korrigjuar problemet brenda sistemit.

Kreu i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri tha se mbështetja për institucionet e pavarura të drejtësisë dhe strukturat e specializuara kundër korrupsionit duhet të jetë e palëkundur, pavarësisht kostos politike apo nivelit të pushtetit të personave të përfshirë.

Në të njëjtën kohë, Balla nënvizoi se pavarësia e drejtësisë duhet të ushtrohet brenda kufijve të Kushtetutës dhe në respekt të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, prezumimi i pafajësisë, procesi i rregullt ligjor, fshehtësia e hetimit dhe dinjiteti njerëzor duhet të mbeten në qendër të veprimtarisë së institucioneve.

Për këtë arsye, Balla tha se faza e ardhshme e reformës duhet të përqendrohet te konsolidimi i sistemit dhe ngritja e standardeve, duke garantuar njëkohësisht zbatimin e standardeve kushtetuese dhe evropiane për mbrojtjen e të drejtave individuale.

“Po ndërtojmë një sistem ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është jashtë mbrojtjes së ligjit”, u shpreh ai.

Balla tha se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në Krishtlindjet e vitit të ardhshëm, objektiv që e cilësoi ambicioz.

Ai kërkoi mbështetjen e parlamenteve të vendeve të BE-së për ratifikimin në kohë të traktatit të aderimit dhe u bëri thirrje që çështja të mos lihet në fund të agjendave parlamentare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“20 vjet krijimtari, 20 vjet kulturë”

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“20 vjet krijimtari, 20 vjet kulturë”

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit…