“20 vjet krijimtari, 20 vjet kulturë”

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit të artistëve shqiptarë në jetën kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit të artistëve shqiptarë në jetën kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Përvjetori u kujtua me një program artistik, me interpretime nga aktorë profesionistë, muzikë klasike, këngë shqiptare dhe një ekspozitë me punime të piktorëve shqiptarë që kanë ndërtuar karrierën e tyre në Greqi, si edhe me ndarjen e ҫmimemve të mirënjohjes që sipas kryetares së LiterArt-it, znj. Brikena Qama, jo vetëm kanë themeluaur, por edhe kontribuar ndër vite.

Në aktivitet morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, Ambasadori Fitim Gllareva, anëtarë të shoqatës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Duke vlerësuar kontributin e shoqatës gjatë këtyre dy dekadave, Ambasadorja Hajdaraga theksoi se komuniteti i artistëve ka qenë ndër grupimet që, përmes artit në të gjitha dimensionet e tij, ka promovuar kulturën shqiptare, ka ndërtuar ura të qëndrueshme lidhëse me kulturën greke, si dhe ka kontribuar e po kontribuon në një të ardhme të përbashkët.

Përmes artit, letërsisë dhe gjuhës shqipe, LiterArt ka dhënë ndër vite një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe në forcimin e dialogut kulturor shqiptaro-grek.

Ambasada i uron LiterArt-it një rrugëtim sa më të gjatë e të suksesshëm artistik dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që, përmes krijimtarisë dhe përkushtimit të tyre, kanë kontribuar në pasurimin e jetës kulturore dhe në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.

📸 Photo credits: Sokol Bara

Ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, Gonxhja: Bizneset mund të zbresin deri në 30% të tatimfitimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se ndryshimet e parashikuara në ligjin për sponsorizimet synojnë që…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, Gonxhja: Bizneset mund të zbresin deri në 30% të tatimfitimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se ndryshimet e parashikuara në ligjin për sponsorizimet synojnë që…