Spahiu: Të rinjtë që dalin nga përkujdesja sociale, mbështetje për një jetë të pavarur

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi sot “Shtëpinë Familje për të Rinj 16–18 vjeç” në Shkodër


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi sot “Shtëpinë Familje për të Rinj 16–18 vjeç” në Shkodër, ku u njoh nga afër me përditshmërinë, talentet dhe planet për të ardhmen të të rinjve që marrin shërbim në këtë strukturë.

Gjatë vizitës, Spahiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që përfundojnë qëndrimin në sistemin e përkujdesjes sociale, duke nënvizuar nevojën për t’i shoqëruar ata edhe pas moshës 18 vjeç me orientim dhe formim profesional, aftësim për punë dhe mundësi konkrete për integrim në tregun e punës.

“Mendoj që këta i kanë të gjitha mundësitë dhe të gjithë mbështetjen tuaj që të realizojnë atë që ata kanë menduar për të ardhmen e tyre. Janë në një moshë që duhet të marrin një drejtim. Dhe mendoj që veçanërisht pas 18 vjeç, ata duhet të dinë se çfarë do të bëjnë në të ardhmen e tyre, çfarë drejtimi do të marrin, profesional, cila do të ishte mënyra më e mundur që të integrohen sa më shpejt në tregun e punës, që të kenë mundësi të krijojnë të ardhmen e tyre, familjen e tyre”, u shpreh Spahiu.

Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë folën për shkollimin, interesat dhe aspiratat e tyre. Njëri prej tyre tha se ndjek shkollën profesionale “28 Nëntori”, ndërsa një tjetër u shpreh se dëshiron të hyjë në ushtri.

Në bisedën me stafin, u evidentua edhe roli i punonjësve socialë, psikologëve dhe kujdestarëve në krijimin e një mjedisi mbështetës për të rinjtë.

“Çdo gjë që ju keni nevojë ta diskutoni me dikë, duhet patjetër ta diskutoni këtu midis jush. Këtë dashuri dhe këtë mbështetje që ju e gjeni këtu ta shfrytëzoni për t’u bërë njerëz të mirë. Ju do ta keni të ardhmen e sigurt, sepse këtu keni njerëz që ju mbështesin, që janë njerëz me vizion”, tha Spahiu.

Burimi ATSH

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…