Ambasadori i Spanjës në ceremoninë e hapjes së Qendrës së re të Emergjencës për gratë viktima të dhunës dhe fëmijët e tyre

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së re të Emergjencës për gratë viktima të dhunës dhe fëmijët e tyre në Tiranë.


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së re të Emergjencës për gratë viktima të dhunës dhe fëmijët e tyre në Tiranë.

Në aktivitet morën pjesë edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, si dhe Drejtoresha e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, drejtoria financuese e projektit.

Qendra e re ofron strehim të sigurt emergjent, mbështetje psikosociale, asistencë ligjore dhe mjekësore, ndërhyrje në situata krize, si dhe orientim drejt shërbimeve të mbrojtjes dhe riintegrimit afatgjatë.

Në fjalën e tij, Ambasadori Cremades theksoi se për Spanjën lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja e grave dhe vajzave përbëjnë një prioritet, edhe në kuadër të bashkëpunimit me vende të tjera.

Spanja disponon një nga kuadrot ligjore dhe sistemet më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes në këtë fushë dhe ndan përvojën dhe angazhimin e saj për të kontribuar në ndërtimin e shoqërive më të sigurta, të barabarta dhe të lira nga dhuna.
*

Sejko në Romë: Pagesat e menjëhershme IPSA, 400 milionë euro kursime në ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të lançimit të platformës TIPS Clone, të organizuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko në Romë: Pagesat e menjëhershme IPSA, 400 milionë euro kursime në ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të lançimit të platformës TIPS Clone, të organizuar…