Hoxha, takime në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vijon takimet dypalëshe dhe angazhimet shumëpalëshe në Nju-Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vijon takimet dypalëshe dhe angazhimet shumëpalëshe në Nju-Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se angazhimet e ministrit Hoxha janë në funksion të interesave të Shqipërisë dhe forcimit të partneriteteve ndërkombëtare.

“Shqipëria, partnere aktive dhe e besueshme, me zërin dhe kontributin e saj në çështjet e rëndësishme të agjendës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Hoxha po zhvillon takime dypalëshe dhe po merr pjesë në angazhime shumëpalëshe në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Hoxha mori pjesë në drekën e thirrur nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me liderë dhe ministra të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, Hoxha mori pjesë në takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju-Jork (SHBA).

Burimi ATSH

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.