Demo pret ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa,


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në fokus të bisedës ishte mbështetja e Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar dhe rikuperimin e aseteve kriminale, si dhe për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e Schengen-it.

Ministri Demo theksoi se, në këtë fazë të procesit të integrimit, objektivi është ndërtimi i institucioneve më të forta, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe arritja e rezultateve konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme.

“Partneriteti me Bashkimin Europian do të vijojë të mbështesë reformat dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”, u shpreh ministri Demo.

Marrë nga ATSH

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…