“The Week”: Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira turistike

Shqipëria renditet në krye të shtatë vendeve të përzgjedhura si destinacione turistike ku turistët mund të përfitojnë më shumë, falë kostove të përballueshme për akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet turistike, sipas medias amerikane “The Week”.

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë me qira), gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve, shkruan Arina Codreanu në gazetën javore ekonomike të pavarur moldave “Logos Press”.

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si alternativa ideale ndaj Italisë, Greqisë apo Kroacisë – me peizazhe mahnitëse, ujëra të kristalta, ushqim të mirë dhe çmime më të përballueshme, shkruan reporterja e udhëtimeve Natalie Compton në një artikull publikuar në “Washington Post”.

“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

Riviera Shqiptare nuk është vetëm një destinacion i verës së zhurmshme dhe plazheve të mbushura. Jashtë sezonit turistik, bregdeti i Jonit shfaq një tjetër pamje – më të qetë, më autentike dhe më të afërt me natyrën dhe jetën lokale

“Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

Për turistët që kërkojnë një destinacion të bukur dhe me kosto të përballueshme për pushimet verore, Shqipëria renditet këtë vit ndër zgjedhjet më të mira në Evropë.

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte që po planifikojnë udhëtimet e tyre po zgjedhin gjithnjë e më shumë pushime me kohë më të shkurtër fluturimi brenda Evropës

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

Nga plazhet me ujëra të kristalta të Shqipërisë deri te udhëtimet rrugore mes burimeve termale të Islandës, ja cilat janë 15 destinacionet më të mira për verën 2026, shkruan media italiane “Turisti per Caso”.

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Riviera Shqiptare është renditur mes destinacioneve më të preferuara të Evropës për pushime verore, të cilat vlerësohen për përvojat autentike larg mbipopullimit turistik, shkruan Aine Diaz në median spanjolle “La Sexta”.

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Sipas “Skyscanner”, me një buxhet ditor prej 40 deri në 70 euro, Shqipëria mbetet një nga alternativat më të favorshme për turistët, që kërkojnë të shijojnë Mesdheun, klimën e ngrohtë dhe autenticitetin, pa u përballur me kostot e larta të destinacioneve tradicionale.

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet më të famshme turistike të Evropës

Nga qytetet historike të Ballkanit deri te qendrat universitare të vendeve baltike, destinacionet e përzgjedhura ofrojnë një kombinim të veçantë të bukurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe kostove ekonomike, pa u përballur ende me mbingarkesën e turizmit masiv, shkruan Cris Tolomia në një artikull të botuar në median amerikane “Quartz”.