
Roja Bregdetare amerikane, shkëmbim praktikash me homologët në Sarandë
Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës u zhvilluan shkëmbime mbi procedurat e sigurisë në porte dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional.
Dogana Sarandë bëri të ditur se vijon të kontribuojë në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit portual përmes kontrolleve doganore, bashkëpunimit me institucionet dhe koordinimit me strukturat e sigurisë në port.
Vizita dhe shkëmbimet mes strukturave shqiptare dhe amerikane synojnë forcimin e praktikave të sigurisë portuale dhe rritjen e efikasitetit në shërbimet portuale.
Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë portuale vijon të mbështetet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërkombëtare.
Marrë nga ATSH



















