Manjani: Garancia Rinore, nga pilotimi drejt zbatimit kombëtar

Shqipëria po ndan me Ukrainën dhe Moldavinë përvojën e saj në zbatimin e Garancisë Rinore


Shqipëria po ndan me Ukrainën dhe Moldavinë përvojën e saj në zbatimin e Garancisë Rinore, një program që synon të lehtësojë kalimin e të rinjve nga arsimi në tregun e punës dhe të rrisë mundësitë e tyre për punësim dhe formim profesional.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, bëri të ditur se shkëmbimi i përvojës zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dispozicion të Ukrainës dhe Moldavisë eksperiencën e fituar gjatë zbatimit të këtij programi në vend.

“Çfarë i duhet një të riu për të nisur rrugëtimin në tregun e punës?”, është një nga çështjet në fokus të kësaj nisme, e cila synon që të rinjtë e moshës 15–29 vjeç të kenë akses më të mirë në shërbimet e punësimit, orientimin profesional dhe mundësitë për formim.

Sipas Manjanit, Shqipëria ka kaluar nga faza e pilotimit drejt zbatimit kombëtar të Garancisë Rinore, duke e përqendruar ndërhyrjen te shërbimet e punësimit, identifikimi dhe mbështetja e të rinjve, menaxhimi i rasteve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Përmes kësaj eksperience, Shqipëria synon të kontribuojë në shkëmbimin e praktikave dhe modeleve që mund të ndihmojnë vendet partnere në forcimin e politikave të punësimit dhe integrimit të të rinjve në tregun e punës.

Garancia Rinore mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, në bashkëpunim me UNDP, UNICEF, Fondacionin Evropian të Trajnimit (ETF) dhe partnerë të tjerë.

Programi synon që të rinjtë të marrin mbështetjen e nevojshme për të kaluar nga shkolla drejt punësimit, përmes ndërthurjes së shërbimeve të punësimit, formimit dhe ndërhyrjeve të përshtatura sipas nevojave të tyre.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…