Vau i Dejës dhe Perugia drejt binjakëzimit, bashkëpunim në kulturë, turizëm dhe ekonomi

Bashkia Vau i Dejës ka nisur hapat për konkretizimin e një marrëveshjeje binjakëzimi me Bashkinë e Perugias në Itali, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e eksperiencave.


Bashkia Vau i Dejës ka nisur hapat për konkretizimin e një marrëveshjeje binjakëzimi me Bashkinë e Perugias në Itali, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, zhvilloi në Perugia një takim me kryetaren e kësaj bashkie, Vittoria Ferdinandi, ku u diskutuan mundësitë për vendosjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme bashkëpunimi mes dy njësive vendore.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe administratës së Bashkisë Vau i Dejës.

Sipas Shkrelit, binjakëzimi synon të shkojë përtej një marrëveshjeje formale, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunim në kulturë, turizëm, ekonomi dhe administrim vendor, si dhe për promovimin e vlerave dhe potencialeve të dy territoreve.

Lidhja me Perugian pritet të mundësojë projekte të përbashkëta, shkëmbime mes institucioneve dhe komuniteteve, si dhe përfitimin nga eksperienca italiane në funksion të zhvillimit lokal të Vau i Dejës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…