Hoxha pret të dërguarin special të SHBA-së, Zampolli: Nxitje bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve amerikane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.

Takimi u përqendrua në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, me vëmendje të veçantë te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e investimeve amerikane në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit riafirmuan marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve, si dhe vullnetin e përbashkët për ta përkthyer këtë afërsi në partneritete të reja dhe përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e tyre.

Ministri Hoxha theksoi se lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë së Shqipërisë dhe një mbështetje thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike.

“Fuqia e miqësisë sonë qëndron edhe në aftësinë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi, të cilat sjellin lidhje më të ngushta, më shumë prosperitet dhe përfitime të prekshme për të dy vendet dhe popujt tanë”, u shpreh ministri Hoxha.

Takimi konfirmoi angazhimin për të identifikuar fusha dhe iniciativa konkrete që do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, veçanërisht në dimensionin ekonomik të partneritetit strategjik.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…