Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit nga kreu i SHISH

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.


Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Vendimi i Kreut të Shtetit vjen në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Masa e sigurisë, e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe e miratuar nga GJKKO, vjen në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga SPAK lidhur me Ergys Agasin, pjesë e dosjes së njohur me emrin “AKSHI”. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Menjëherë pas masës së dhënë, kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, komunikoi lirimin e menjëhershëm nga detyra të Vlora Hysenit.

“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…