Ibrahimaj: Dialog me biznesin për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe prodhues të sektorit ushqimor


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe prodhues të sektorit ushqimor, ku në fokus ishin problematikat me të cilat përballen bizneset gjatë aktivitetit të tyre.

Në takim u diskutua veçanërisht për çështjet që lidhen me etiketimin e produkteve dhe sigurinë ushqimore, si dy elemente të rëndësishme për funksionimin e sektorit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me bizneset për identifikimin e problematikave dhe adresimin e tyre në praktikë.

“Dialogu me biznesin na ndihmon të adresojmë problematikat në praktikë dhe të përmirësojmë proceset, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e konsumatorit”, u shpreh ministrja.

Takime të tilla synojnë të evidentojnë problematikat që hasen në zbatimin e kërkesave rregullatore, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e proceseve që lidhen me sektorin ushqimor.

Etiketimi i produkteve ushqimore dhe respektimi i kërkesave për sigurinë ushqimore janë pjesë e kuadrit rregullator që synon të garantojë informimin e konsumatorit mbi produktin dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

/Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…