
Category: ILD – Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani raportoi sot në Kuvend mbi aktivitetin vjetor ku u ndal te ankesat, hetimet e procedimet disiplinore dhe inspektimet tematike që janë kryer nga ILD përgjatë 2024.
Njësia e inspektorëve dhe ajo e ndihmësinspektorëve e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një trajnim dyditor mbi hetimin disiplinor dhe inspektimet, me fokus në fazat konkrete të procedimit dhe shkëmbimin e praktikave me homologët nga Italia dhe Spanja.
Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me organizata të shoqërisë civile (OSHC), që kanë në fokus të punës së tyre drejtësinë dhe të drejtat e njeriut
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me fokus tek inspektimet tematike.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve. Ndarja e praktikave më të mira dhe përballimi i sfidave të vazhdueshme”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian në kuadër të projektit mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku ILD është anëtar.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Procesi i vetting-ut dhe efektet e tij drejt një gjyqësori të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në Shqipëri”
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mikpriti sot në ambientet e institucionit të ILD-së klasën e vitit 2024-2025 të programit LEAD Albania, të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.









