Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë merr statusin e vëzhguesit pranë CEPEJ

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në punimet e Asamblesë së 46-të të Komisionit Evropian për Efiçencën e Drejtësisë (CEPEJ), të zhvilluar në Shibenik të Kroacisë.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në punimet e Asamblesë së 46-të të Komisionit Evropian për Efiçencën e Drejtësisë (CEPEJ), të zhvilluar në Shibenik të Kroacisë.

I mandatuar nga Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të paraqitur zyrtarisht aplikimin për marrjen e statusit të vëzhguesit pranë CEPEJ-it, Metani iu drejtua Asamblesë duke vënë në pah ekspertizën dhe kontributin e deritanishëm të Rrjetit në fushën e inspektimit të drejtësisë.

“Në cilësinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Këshillin e Evropës dhe CEPEJ-in që prej vitit 2020, kam pasur mundësinë të njoh nga afër nivelin e lartë të ekspertizës që ky komision ofron në fusha të ndryshme të administrimit dhe vlerësimit të drejtësisë. Njëkohësisht, besoj se RESIJ mund të sjellë një vlerë të shtuar në një fushë tepër specifike dhe të specializuar në CEPEJ”, u shpreh ai.

Metani nënvizoi se shërbimet e inspektimit që përbëjnë RESIJ kanë në qendër të veprimtarisë së tyre vlerësimin e funksionimit të gjykatave dhe prokurorive, inspektimin e veprimtarisë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe identifikimin e mekanizmave që kontribuojnë në integritetin, efikasitetin dhe cilësinë e sistemit gjyqësor.

Ai theksoi se një sistem drejtësie efikas nuk mund të vlerësohet vetëm përmes statistikave, treguesve të produktivitetit apo kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, pasi këta indikatorë, ndonëse të rëndësishëm, jo gjithmonë arrijnë të zbulojnë shkaqet reale të problematikave që ndikojnë në funksionimin e pushtetit gjyqësor dhe as të pasqyrojnë plotësisht cilësinë e drejtësisë që u ofrohet qytetarëve.

“Në vendet tona përkatëse, strukturat e inspektimit luajnë një rol të pazëvendësueshëm. Ato ndihmojnë në identifikimin e mangësive sistemike, vonesave procedurale, sfidave organizative dhe rreziqeve që mund të cenojnë funksionimin e pushtetit gjyqësor. Veçanërisht në vendet që po kalojnë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, shërbimet e inspektimit mund të luajnë një rol kyç në garantimin e stabilitetit institucional, koherencës dhe vazhdimësisë së standardeve profesionale”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndau edhe një moment personal, lidhur me mbështetjen që CEPEJ dhe Këshilli i Evropës i kanë dhënë institucionit që ai drejton.

“Kontakti i parë i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë me RESIJ u bë i mundur pikërisht falë mbështetjes së CEPEJ-it. Në qershor të vitit 2021, CEPEJ mundësoi vendosjen e kontaktit ndërmjet ILD-së dhe Inspektoratit Francez, i cili në atë kohë mbante presidencën e RESIJ-it, si dhe përcolli interesin e ILD-së për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti”, tha ai.

Metani kujtoi se në dhjetor 2021 RESIJ e pranoi ILD-në me status vëzhguesi, ndërsa në tetor 2023, duke vlerësuar angazhimin aktiv dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të rrjetit, i akordoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë statusin e anëtarit me të drejta të plota.

“Sot jam para jush në emër të RESIJ-it dhe kam privilegjin të paraqes para kësaj Asambleje kërkesën për t’i dhënë Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë statusin e vëzhguesit pranë CEPEJ-it, me bindjen se ky bashkëpunim do të sjellë vlera të shtuara për të dy institucionet dhe për komunitetin evropian të drejtësisë në tërësi”, tha z. Metani.

Aplikimi i RESIJ-it për marrjen e statusit të vëzhguesit u miratua unanimisht nga Asambleja e 46-të e CEPEJ-it.

Duke e uruar Metanin, Presidenti i CEPEJ-it, Francesco Depascale tha se “jemi të lumtur të vazhdojmë të punojmë me shumë kënaqësi me ju”.

Marrë nga ATSH

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…