Një delegacion i ILD-së vizitë pune në Uashington, shkëmbim përvojash për inspektimin në drejtësi

Një delegacion i zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), i përbërë nga inspektorë magjistratë dhe jomagjistratë dhe i kryesuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Uashington D.C., në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Një delegacion i zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), i përbërë nga inspektorë magjistratë dhe jomagjistratë dhe i kryesuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Uashington D.C., në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe krijimit të kanaleve të qëndrueshme të bashkëpunimit profesional.

Vizita e realizuar me mbështetjen e Qendrës Open Gov Hub Albania, përfshiu një program të gjerë me takime zyrtare, sesione trajnimi dhe shkëmbime profesionale me institucione të drejtësisë, institucione publike amerikane, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Në kuadër të vizitës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Amy Carnie, drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, pranë Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Gjatë takimit, Metani e njohu Carnie me misionin, rolin dhe veprimtarinë e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe me kontributin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Metani shprehu mirënjohjen për vlerësimin e Carnie ndaj punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për rëndësinë që i kushtohet forcimit të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies, përgjegjshmërisë dhe integritetit institucional në Shqipëri.

Në Gjykatën e Lartë të Distriktit të Kolumbias, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga gjyqtarja Rainey R. Brandt dhe, më pas, nga gjyqtarët Robert Okun dhe Stephen H. Glickman. Gjatë takimeve, gjyqtarët ndanë përvojën e tyre profesionale, me fokus etikën gjyqësore dhe standardet e sjelljes profesionale, në cilësinë e anëtarëve të Komitetit Këshillimor për Sjelljen Gjyqësore.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni i ILD-së zhvilloi gjithashtu takime pune me përfaqësues të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bibliotekës së Kongresit, si dhe me drejtues dhe përfaqësues të Open Gov Hub dhe Fondacionit Obama.

Integriteti, llogaridhënia dhe forcimi i bashkëpunimit institucional ishin në fokus të takimeve me institucionet dhe organizatat amerikane. Diskutimet u përqendruan në çështje të rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë, ndër të tjera, pavarësinë dhe llogaridhënien gjyqësore, sistemet disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, metodologjitë e inspektimit, etikën profesionale, integritetin institucional, transparencën, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, transformimin digjital dhe forcimin e besimit të publikut te institucionet e drejtësisë.

Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua shkëmbimit të përvojave mbi organizimin dhe funksionimin e mekanizmave të inspektimit dhe disiplinimit, si dhe praktikave që lidhen me etikën dhe përgjegjësinë profesionale të magjistratëve.

Përmes këtyre takimeve, delegacioni i ILD-së pati mundësinë të njihej nga afër me modele dhe praktika institucionale amerikane, me synim identifikimin e përvojave me interes për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për përmirësimin e procedurave dhe metodologjive të inspektimit.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave krahasuese përbën një mundësi të rëndësishme për vijimin e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e përpjekjeve për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Burimi ATSH

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…