Metani në SHBA, fokus te forcimi i integritetit në sistemin gjyqësor

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuar nga OPDAT (Zyra Transoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuar nga OPDAT (Zyra Transoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së.

Metani zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, si dhe me përfaqësues të OPDAT.

Në zyrën e OPDAT, z. Metani u takua me Zëvendësdrejtorin George Huber dhe Drejtoren Rajonale për Evropën Pragna Soni. Gjatë këtyre takimeve Inspektori i Lartë i Drejtësisë u shoqërua nga Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT në Shqipëri, Dave Backman, si dhe nga inspektori Periand Teta.

Diskutimet u përqendruan në rritjen e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor në Shqipëri, si elemente thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndau pikëpamje mbi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të inspektimit dhe llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe nevojën për të garantuar standarde të larta etike dhe profesionale.

Metani theksoi gjithashtu se funksionimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm përbën një element kyç në garantimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e arritur dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të asistencës teknike, si dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Këto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë, me synim rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Burimi ATSH

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…