
32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 13 tetor, duke krijuar një hapësirë takimi mes autorëve, qasjeve dhe brezave të ndryshëm të pikturës.

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32 artistë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 13 tetor, duke krijuar një hapësirë takimi mes autorëve, qasjeve dhe brezave të ndryshëm të pikturës. Nëpërmjet gjuhëve individuale, kërkimeve formale dhe ndjeshmërive të ndryshme artistike, ekspozita synon të ofrojë një panoramë të larmishme të praktikës së sotme piktorike dhe të krijojë një dialog të drejtpërdrejtë mes artistit, veprës dhe publikut.
Në këtë edicion të “Nëntori 29” marrin pjesë: Aleksandër Filipi, Ardian Devolli, Anastas Kostandini, Anesti Taco, Andi Hila, Artan Buca, Armand Boçe, Agron Mesi, Ardit Boriçi, Agron Polovina, Aurel Nukaj, Buron Kaceli, Brikena Berdo, Dea Tili, Denisa Ibrahimi, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Erion Bardhi, Fatmir Juka, Fatmir Boshnjaku, Gazmend Leka, Gjergj Marko, Ksenofon Dilo, Lec Shkreli, Merita Selimi, Mikel Temo, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Pëllumb Bylyku, Shpëtim Kërçova, Vangjo Vasili dhe Zef Shoshi.
Përmes këtij takimi vjetor, Galeria FAB vijon misionin e saj si një hapësirë aktive e prezantimit dhe diskutimit të artit pamor, duke nxitur komunikimin mes krijimtarisë artistike, mjedisit akademik dhe publikut.



















