Yzeiraj: Sistemi i pagesave përafrohet me BE-në, më shumë siguri dhe mbrojtje për konsumatorët

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë të ndryshimeve në ligjin “Për bankat”, si dhe në ligjin “Për sistemin e pagesave”, theksoi se këto propozime janë pjesë e përpjekjeve për përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian.


Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë të ndryshimeve në ligjin “Për bankat”, si dhe në ligjin “Për sistemin e pagesave”, theksoi se këto propozime janë pjesë e përpjekjeve për përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Përmirësimet në ligj, sipas tij, kanë të bëjnë me infrastrukturën financiare në vend dhe janë pjesë e piketave mbyllëse për Kapitullin 4 për lëvizjen e lirë të kapitalit, por edhe me Kapitullin 17 të funksionimit të politikës monetare.

“Thelbi i ndryshimeve vjen nga projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e ‘Shërbimit të pagesave’, ndërkohë që dy ligjet e tjera, pra ligji për ‘Sistemin e pagesave’ dhe ligji ‘Për bankën’ amendohen në mënyrë që të mos krijohen hendeqe ose mbivendosjen nga ana legjislative”, sqaroi Yzeiraj.

Sipas zëvendësministrit, ndryshimet e propozuara në ligjin “Për shërbimet e pagesave” synojnë përafrimin e plotë të kuadrit kombëtar me direktivën për shërbimet e pagesave dhe atë të parasë elektronike, duke reflektuar njëkohësisht zhvillimet më të fundit evropiane në qëndrueshmërinë operacionale digjitale dhe pagesat e menjëhershme, por edhe nevojat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurinë e tyre.

Yzeiraj theksoi se risia e parë e këtij projektligji lidhet me veprimtarinë ndërkufitare duke krijuar bazën ligjore për mekanizmin e njohjes së ndërsjellë të licensave.

“Pas anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE institucionet e licensuara në vendin tonë do mund të ofrojnë shërbime edhe në shtetet e tjera anëtare. Po ashtu edhe institucionet e licencuara në Bashkimin Europian do mund të operojnë në Shqipëri sipas rregullave të tregut të përbashkët”, sqaroi zv.ministri.

Po ashtu, Yzeiraj theksoi se mundësohet përfshirja e plotë në nivel ligjor e rregullave për institucionet e parasë elektronike.

“Projektligji përcakton kërkesa të qarta për licensimin, kapitalin, fondet, mbrojtjen e fondeve të klientëve, veprimtaritë e lejuara, mbikëqyrjen dhe marrëdhëniet ndërmjet emetuesve dhe mbajtësve të parasë elektronike. Në këtë mënyrë, rregullat që deri më sot rregulloheshin kryesisht nëpërmjet akteve nënligjore të lëshuara nga banka apo Këshilli Mikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të marrin një qëndrueshmëri më të lartë”, sqaroi ai.

Projektligji, sipas tij, “sjell përmirësime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, pasi forcon kërkesat për transparencën e kushteve dhe tarifave duke përfshirë transaksionet me monedha të ndryshme”.

Po ashtu, Yzeiraj theksoi se krijohet baza ligjore për kufizimin e tarifave të shkëmbimit në pagesat me kartë.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme, sipas Yzeirajt, “është forcimi i sigurisë dhe qëndrueshmërisë operacionale dhe digjitale”.

Zv.ministri theksoi se projektligji përforcon kërkesat për administrimin e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, vazhdimësinë e biznesit në rast krize, planet e reagimit dhe rimëkëmbjes, raportimin e incidenteve madhore dhe të dhënat mbi mashtrimet.

“Synimi është i qartë. Inovacioni financiar duhet të ecë paralelisht me sigurinë e sistemeve. Projektligji forcon dhe qartëson rolin mbikëqyrës edhe të Bankës së Shqipërisë. Qartësohen kompetencat e saj, masat korrigjuese dhe regjimi i sanksioneve. Gjobat dhe masat e administrative synohen të jenë efektive po aq sa dhe proporcionale dhe parandaluese. Njëkohësisht krijohet një mekanizëm më i plotë për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve duke rritur mbrojtjen praktike të përdoruesve të shërbimeve të pagesave dhe mbajtësve të parasë elektronike”, u shpreh Yzeiraj.

Ndërkohë Yzeiraj theksoi se ndryshimet për sistemin e pagesave krijojnë kushte të barabarta dhe jo diskriminuese për ofruesit e shërbimit të pagesave, nxisin konkurrencën dhe inovacionin në këtë sektor, si dhe ulin kostot.

Marrë nga ATSH

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…