Hoxha pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Forcim i partneritetit strategjik, zgjerim i mundësive në ekonomi dhe investime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt.

Hoxha theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë.

“Marrëdhënia jonë mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve tanë”, tha ai.

Sipas tij, “gjurmët e Shteteve të Bashkuara në momente kyçe dhe përcaktuese të historisë së Shqipërisë janë të pashlyeshme dhe mbeten një themel i fuqishëm për partneritetin tonë strategjik, të fortë dhe gjithnjë e më të thelluar”.

Ministri shtoi se pret që të punojnë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për t’iu përgjigjur sfidave globale që kërkojnë koordinim të ngushtë mes aleatëve.

“Për Shqipërinë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si përparësia jonë kryesore kombëtare, dhe një partneritet i fortë e i qëndrueshëm transatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Mbetemi plotësisht të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të lidhjeve tona transatlantike në vitet që vijnë”, theksoi Hoxha.

Ai i uroi mirëseardhjen ambasadori si dhe çdo sukses në misionin e tij, teksa shtoi se pret me kënaqësi një bashkëpunim të afërt, produktiv dhe të qëndrueshëm.

Marrë nga ATSH

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…