Metani: Harmonizimi i standardeve mes institucioneve të drejtësisë, domosdoshmëri për një sistem të besueshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me temë vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve dhe masat për uljen e stokut të dosjeve (backlog).

Metani theksoi nevojën për një reformim të thelluar dhe funksional të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të magjistratëve, gjatë një takimi të përbashkët ndërinstitucional.

Në fjalën e tij, Metani u shpreh se sistemi aktual nuk duhet të mbetet në nivel formal, por duhet të prodhojë rezultate konkrete dhe të matshme. Sipas tij, sfida kryesore nuk është më identifikimi i problematikave, pasi ato tashmë janë të njohura, por adresimi i tyre me përgjegjësi dhe efikasitet.

Ai nënvizoi se procesi i vlerësimit duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke analizuar përvojën profesionale, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin e magjistratëve, pa cenuar pavarësinë e tyre. Gjithashtu, Metani theksoi se objektivat për zhvillimin profesional duhet të burojnë nga praktika reale dhe jo nga modele të përgjithshme.

“Së pari, në çdo rast ky proces duhet të jetë real dhe jo formal. Procesi i vlerësimit duhet të konceptohet dhe të ndërtohet si një mekanizëm i besueshëm, që funksionon në praktikë dhe prodhon rezultate të matshme. Vlerësimi duhet të mbulojë të gjithë përvojën profesionale të magjistratëve, meritat e magjistratit, kualifikimin, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin e tij, duke respektuar parimin e pavarësisë së magjistratëve. Objektivat për zhvillimin profesional të magjistratit, duhet t’i përgjigjen nevojave reale, të cilat vinë nga vlerësimi i punës së tij, me qëllim që rekomandimet për përmirësim të jenë realiste dhe të mundshme për t’u realizuar”, tha Metani.

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte mungesa e koherencës mes vlerësimit dhe promovimit të magjistratëve, si dhe akumulimi i dosjeve të pambyllura, që sipas tij krijon vonesa dhe pasiguri në sistem. Ai kërkoi masa të menjëhershme për reduktimin e këtij “backlog”-u dhe për të parandaluar përsëritjen e tij në të ardhmen.

“Së dyti, procesi i vlerësimit duhet ndërtuar në mënyrë të tillë që të sigurojë vlerësimin etik dhe profesional në kohë të magjistratëve. Mungesa e koherencës ndërmjet vlerësimit dhe promovimit të magjistratëve duhet minimizuar. Nga ana tjetër, akumulimi i vlerësimeve të pambyllura është një tregues i qartë i një sistemi që nuk po funksionon me ritmin e duhur. Ky backlog krijon pasiguri, vonesa në zhvillimin e karrierës dhe dobëson efektivitetin e vetë procesit të vlerësimit. Kjo situatë kërkon masa të menjëhershme për reduktimin e backlogut, por njëkohësisht edhe marrjen e një sërë masave që të parandalojnë rikrijimin e tij”, tha ai.

Në aspektin e cilësisë së procesit, kreu i ILD-së kërkoi më pak formalizëm dhe më shumë fokus te përmbajtja, duke përfshirë përmirësimin e të dhënave statistikore dhe rritjen e rolit të indikatorëve cilësorë. Ai theksoi se një sistem i besueshëm kërkon të dhëna të sakta, të standardizuara dhe të aksesueshme.

Metani gjithashtu vuri theksin te rëndësia e infrastrukturës dhe sistemeve funksionale në gjykata dhe prokurori, duke e konsideruar këtë si një faktor kyç për rritjen e efikasitetit dhe objektivitetit në vlerësim.

“Pa një bazë të dhënash të saktë, të plotë dhe të përditësuar, çdo përpjekje për vlerësim rrezikon të mbështetet në tregues të pjesshëm apo të pasaktë, duke cenuar dhe vetë integritetin e procesit të vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve”, tha Metani.

Ai shtoi “përmirësimi i infrastrukturës dhe i sistemeve të gjykatave dhe prokurorive përbën një komponent thelbësor, i cili ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e punës, në cilësinë e të dhënave dhe për rrjedhojë, edhe në objektivitetin e procesit të vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve”.

Në përfundim, ai bëri thirrje për një bashkëpunim real ndërinstitucional, duke theksuar se garantimi i integritetit dhe llogaridhënies në drejtësi nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm. Sipas tij, harmonizimi i standardeve mes institucioneve si KLP, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme është thelbësor për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të besueshëm.

“Është koha që bashkëpunimi ndërinstitucional të mos mbështet mbi një qasje formale, por të kthehet në një mekanizëm funksional, të matshëm dhe të orientuar drejt rezultateve.

“Roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është i lidhur ngushtë me garantimin e integritetit dhe forcimin e llogaridhënies në pushtetin gjyqësor. Por duhet të jemi të qartë se kjo nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm. Ai varet nga aftësia jonë për të vepruar si një sistem i koordinuar, ku çdo institucion kontribuon në mënyrë të matshme dhe në kohë, si dhe ku secili institucion luan rolin e tij kushtetues dhe ligjor. Në këtë kuadër vlen të theksohet se harmonizimi i standardeve ndërmjet KLP dhe KLGJ, ILD apo Prokurorit të Përgjithshëm është një domosdoshmëri. Një sistem me standarde të ndryshme nuk mund të prodhojë një proces të barabartë dhe as besim publik”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Peleshi takim me deputetët iralandezë, në fokus sfidat e anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takim me deputetët iralandezë, në fokus sfidat e anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe…