Metani: Vetingu ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve theksoi se “procesi i vetingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve theksoi se “procesi i vetingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Në fjalën e tij Metani vlerësoi punën e organeve të rivlerësimit, të cilët kanë verifikuar integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke larguar nga sistemi ata që nuk përmbushnin standardet e kërkuara.

“Anëtarët e organeve të rivlerësimit kanë kryer një punë të jashtëzakonshme duke verifikuar dhe larguar nga sistemi pjesën e pashëndetshme të tij, mbi bazën e standardeve konkrete të vlerësimit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sot sistemi i drejtësisë, edhe për shkak të kësaj pune, është dukshëm më i mirë sesa i periudhës së vitit 2016“, tha Metani.

Sipas tij, përfundimi i vetingut nuk duhet të shihet si fundi i reformës në drejtësi.

“Tanimë, përfundimi i procesit të vetingut kërkon një vlerësim të kujdesshëm dhe reflektimin mbi të ardhmen, pasi shënon kalimin nga faza e funksionimit të mekanizmit të jashtëzakonshëm të vetingut drejt një etape më të re, ku përgjegjësia për garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të magjistratëve u takon plotësisht institucioneve të reja të drejtësisë”, nënvizoi Metani.

Kjo, shtoi ai, është arsyeja përse përfundimi i këtij procesi nuk duhet parë si finalizim apo arritje e rezultateve të duhura dhe të suksesshme të rrugëtimit të reformës në drejtësi.

“Ky moment shënon fillimin e fazës më të rëndësishme të reformës në drejtësi, e cila ka të bëjë me institucionalizimin e standardeve të integritetit dhe përgjegjshmërisë”, tha Metani.

Ai u shpreh se “sfida tashmë, nuk është më pastrimi i sistemit të drejtësisë nga magjistratët jo profesionistë, jo me integritet, apo të papërgjegjshëm, por garantimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë mbi baza apo standarde të qëndrueshme profesionalizmi, etike dhe përgjegjshmërie”.

“Pikërisht sot, ne duhet të shkojmë një hap më përpara drejt një sistemi drejtësie, i cili funksionin në kushte normale. Një shtet i së drejtës nuk mund të mbështetet pafundësisht mbi masa të jashtëzakonshme. Kur masat e jashtëzakonshme kanë karakter vazhdues apo të përhershëm, ato rrezikojnë të bien në kundërshtim me vetë parimet që synojnë të mbrojnë”, tha Metani.

Më tej Metani tha se “për këtë arsye, dilema që duhet ti japim përgjigje sot nuk është nëse standardet e vetingut duhet të vazhdojnë apo jo, por nëse këto standarde janë bërë pjesë e veprimtarisë së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë për të garantuar në të ardhmen integritetin dhe llogaridhënien e magjistratëve. Sfida e sotme e të gjithëve ne është ndërtimi i një sistemi drejtësie të ri, të qëndrueshëm si dhe duke u organizuar dhe funksionuar mbi bazën e një sistemi “llogaridhënës të zakonshëm””.

“Nëse do të gjykojmë një ditë suksesin e reformës në drejtësi, treguesi më domethënës nuk do të jetë thjesht numri i çështjeve të trajtuara nga organet e vetingut, apo vendimet individuale të marra prej tyre, por aftësia e institucioneve të reja dhe të përhershme për të ruajtur dhe zhvilluar vetë standardet e integritetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies që procesi i vetingut synoi të vendoste. Vetëm atëherë mund të themi se standardet e jashtëzakonshme me karakter kalimtar kanë përmbushur misionin e tyre për të cilin u krijuan dhe, jo duke zëvendësuar institucionet aktuale, por duke krijuar kushtet që këto institucione të funksionojnë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës”, tha Metani.

Për këtë arsye, theksoi Metani, fokusi i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë duhet të mbetet tek profesionalizmi, paanshmëria, transparenca dhe pavarësia në ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese.

“Në këtë drejtim, po aq e rëndësishme është edhe ndërtimi i një praktike të qëndrueshme dhe të parashikueshme administrative institucionale. Në këtë proces, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është i vetmi institucion që duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë luajnë një rol po aq të rëndësishëm në garantimin e meritokracisë, zhvillimit të karrierës dhe funksionimit efektiv të mekanizmave të përgjegjshmërisë. Ndërsa Shkolla e Magjistraturës mbetet institucioni kyç ku formësohen jo vetëm njohuritë profesionale, por edhe kultura etike e brezave të ardhshëm të magjistratëve, pasi integriteti i tyre nuk mund të sigurohet vetëm nëpërmjet aplikimit të mekanizmave të kontrollit dhe përgjegjësisë”, tha Metani.

/Burimi ATSH

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…