Salla: Rishikim të marrëdhënieve tregtare me Brazilin edhe për mishin e derrit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se për importet nga Brazili nga 3 shtatori 2026 janë zbatuar ndryshimet e reja europiane që lidhen me listimin evropian për mishin e gjedhit dhe të shpendëve.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se për importet nga Brazili nga 3 shtatori 2026 janë zbatuar ndryshimet e reja europiane që lidhen me listimin evropian për mishin e gjedhit dhe të shpendëve.

Në fjalën e tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural lidhur me çështjet e sigurisë ushqimore Salla theksoi se “për këto kategori nuk lejohen importet në kushtet e reja të listimit, pikat e kontrollit dhe subjektet importuese janë njoftuar. Zbatimi duhet të jetë i njëtrajtshëm, i dokumentuar dhe i shoqëruar me kontrollet që kërkon çdo ngarkesë”.

Salla tha se “në zbatim të planit të monitorimit të mbetjeve për produktet shtazore të importuara nga vende të treta, gjatë vitit 2026 janë marrë 44 mostra; 30 prej tyre ishin produkte nga Brazili, përkatësisht 22 mostra mishi pule dhe 8 mostra mishi derri”.

“Në dy raste të mishit të pulës nga Brazili gjatë periudhës janar-gusht janë konstatuar mbetje substancash veterinare. Në njërin rast, sasia ishte e bllokuar dhe e izoluar në mjediset frigoriferike të operatorit; të dhënat e kontrollit tregojnë se ajo nuk kishte dalë në treg”, tha ai.

Salla informoi se u njoftuan sistemet RASFF dhe INFOSAN dhe produkti u kthye në vendin e origjinës.

“Në rastin tjetër, produkti ishte tregtuar përpara përfundimit të verifikimit; u kërkua gjurmimi dhe njoftimi i klientëve dhe u morën masat administrative përkatëse. Këto dy raste tregojnë pse bllokimi para shpërndarjes dhe dokumentimi i çdo hallke të furnizimit janë vendimtarë”, tha ai.

Ministri Salla u shpreh se “gjithashtu lidhur me çështjen e mishit të derrit janë marrë komunikime me palën e Brazilit lidhur me rishikimin e marrëdhënieve tregtare. Kur një analizë tregon jokonformitet, ose kur një produkt paraqet rrezik të arsyeshëm për shkak të skadencës apo gjendjes së tij, veprimet që ne ndërmarrim janë të qarta: bllokim, verifikim i lotit dhe i zinxhirit të shpërndarjes, tërheqje ose kthim kur duhet, njoftim i konsumatorit dhe asgjësim sipas rastit”.

Duke u ndalur tek siguria ushqimore, Salla tha se ajo nuk mund të shihet thjesht si një detyrim institucional apo si një çështje inspektimesh, por si një përgjegjësi që nis në fermë, vijon përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor dhe përfshin edhe kontrollet në kufi.

“Për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, siguria ushqimore nuk është thjesht një detyrim institucional dhe as vetëm një çështje inspektimesh. Ajo është, para së gjithash, çështje e shëndetit publik, e mbrojtjes së konsumatorit dhe e besimit të qytetarëve te produktet që konsumojnë çdo ditë”, tha Salla.

Ai nënvizoi se çdo rast i një produkti të pasigurt krijon shqetësim te qytetarët, duke theksuar përgjegjësinë e institucioneve për të dhënë informacion të saktë, për të ndjekur çdo sinjal dhe për të marrë masa në kohë.

/Marrë nga ATSH

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…