Inspektori i Lartë i Drejtësisë, bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Portugalisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me zëvendëskryetarin e Këshillit Gjyqësor të Portugalisë, Luís Azevedo Mendes, në kuadër të vizitës së punës në Lisbonë.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me zëvendëskryetarin e Këshillit Gjyqësor të Portugalisë, Luís Azevedo Mendes, në kuadër të vizitës së punës në Lisbonë.

Memorandumi synon krijimin e një kuadri bashkëpunimi reciprok dhe të qëndrueshëm në fushat e inspektimeve gjyqësore dhe hetimeve disiplinore, duke synuar forcimin e integritetit dhe etikës profesionale, zhvillimin institucional dhe përmirësimin e kapaciteteve të palëve.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë u dakordësuan të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të informacionit dhe dokumentacionit, vizitave studimore dhe shkëmbimeve të stafit, organizimit të aktiviteteve trajnuese dhe takimeve tematike, zhvillimit të projekteve dhe nismave të përbashkëta, si dhe forma të tjera bashkëpunimi të dakordësuara.

Gjatë takimit zyrtar në Këshillin Gjyqësor të Portugalisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, së bashku me delegacionin shoqërues, u njohën me kompetencat e Këshillit dhe me funksionimin e shërbimit të inspektimit të gjyqtarëve.

Nga ana e tij, Metani paraqiti funksionet e ILD-së, si institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore, fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Gjatë vizitës në Gjykatën e Lartë, delegacioni nga ILD, u informua mbi procesin e inspektimit të gjyqtarëve të gjykatave të larta dhe u shkëmbyen përvoja mbi praktikat e mbikëqyrjes.

Vizita në Gjykatën e Apelit të Portos përfshiu sesione pune dhe diskutime mbi monitorimin dhe vlerësimin e performancës së gjykatave dhe gjyqtarëve, regjimin disiplinor, sanksionet dhe procedurat disiplinore në të gjitha fazat e tyre.

Gjithashtu, u prezantua projekti MEENOS, i cili synon thjeshtimin e gjuhës së përdorur në vendimet gjyqësore për të rritur qartësinë dhe aksesueshmërinë e tyre.

Projekti MEENOS (Modernizimi i Efikasitetit dhe Ndërveprimit në Sistemin Gjyqësor) është një iniciativë e Këshillit Gjyqësor të Portugalisë, që synon përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe qartësisë në funksionimin e sistemit gjyqësor, përmes praktikave inovative.

Bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Portugalisë zhvillohet prej kohësh, edhe në kuadër të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), ku të dy institucionet janë anëtare, me fokus në shkëmbimin e praktikave dhe forcimin e standardeve të inspektimit në drejtësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.