Rruga drejt BE-së, Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë më 29 shtator 2026 në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë më 29 shtator 2026 në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Takimi, i organizuar nga ministrja federale e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer, u përqendrua në ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në forcimin e bashkëpunimit me vendet kandidate.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm, i bazuar në merita dhe me përfitime të prekshme për qytetarët në çdo fazë të tij.

Duke folur për prioritetet e Shqipërisë, ai nënvizoi nevojën për një komunikim më të qartë dhe bindës mbi integrimin evropian, që e afron BE-në me qytetarët dhe u shpjegon atyre mundësitë që sjell ky proces. Vëmendje të veçantë i kushtoi brezit të ri, i cili duhet ta ndiejë përkatësinë në familjen evropiane edhe përpara anëtarësimit.

Në këtë aspekt, ministri theksoi se integrimi gradual duhet të sjellë mundësi dhe përfitime konkrete që përpara anëtarësimit. Ai kërkoi gjithashtu zgjerimin e pjesëmarrjes së vendeve kandidate në punën e institucioneve të BE-së, për t’i përgatitur ato të kontribuojnë në mënyrë efektive që nga dita e parë e anëtarësimit.

Duke iu referuar sfidave të sotme strategjike, Hoxha theksoi se zgjerimi shkon përtej një zgjedhjeje politike.

“Është një imperativ gjeopolitik dhe një investim thelbësor në paqen, sigurinë, stabilitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës”, u shpreh ai.

Ministri ripohoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të përparuar drejt anëtarësimit përmes rezultateve konkrete.

“Ne do të vazhdojmë të sjellim rezultate, të përparojmë mbi bazën e meritave dhe të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt”, tha ministri Hoxha.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…