Karçanaj – Paolucci: Banka Botërore, mbështetje 100% për ‘GovTech’

Avancimi në një fazë të re i programit të qeverisë digjitiale “GovTech” ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot në kryeqytet mes Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, Massimiliano Paolucci, Country Manager i Bankës Botërore për Shqipërinë, Simon Carl O’Meally, drejtues i Programit GovTech në vendin tonë, si dhe delegacionin e Bankës Botërore.

Në këtë takim u diskutua mbi programin e qeverisjes digjitale “GovTech”, që AKSHI është duke implementuar, dhe që është një nga programet më të rëndësishme të Bankës Botërore në nivel global dhe është shpallur si një prej iniciativave “flagship” më të suksesshme.

Karçaj u shpreh se, “në Shqipëri, falë mbështetjes së Bankës Botërore, ky program po avancon në një fazë të re dhe më komplekse, ku po kryhet zgjerimi i financimeve për digjitalizimin e pushtetit vendor, platforma elektronike e prokurimeve e mbështetur nga inteligjenca artificiale, zhvillimi i AFMIS (Albanian Financial Management Information System), një sistem modern që do të revolucionarizojë menaxhimin financiar publik”.

“AKSHI dhe Banka Botërore po punojnë si një ekip i vetëm, të bashkuar nga i njëjti objektiv, ta bëjmë GovTech një histori suksesi në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve”, theksoi ajo.

Massimiliano Paolucci u shpreh se, “digjitalizimi i shërbimeve publike garanton barazi në aksesin ndaj informacionit dhe përmirëson menaxhimin e tyre. GovTech është një projekt sfidues, prandaj ne jemi këtu. Ky është programi juaj, por edhe i yni”.

“Keni 100% mbështetjen tonë”, theksoi ai.

Ndërsa, Simon Carl O’Meally falënderoi AKSHI-n dhe theksoi se, “është privilegj të punoj me ju. Mbështetja ime do të jetë e pakursyer për ta mbajtur GovTech një program ‘flagship’ të suksesshëm”

Karçanaj i shprehu mirënjohje Bankës Botërore për partneritetin e fortë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Rezultatet e prekshme për qytetarët vijnë vetëm përmes bashkëpunimeve të këtij niveli dhe ekspertizës së specializuar, theksoi ajo.

Lexo më shumë nga

Ngjarja në Zvërnec, Rama: Nesër do flas për të vërtetat e projektit, përgëzime Policisë për reagimin e saktë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec (Vlorë), teksa informoi se ditën e hënë do…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia