Duro: 408 institucione arsimore zbatojnë programin “Pas shkolle”, lehtësi për familjet

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro nga ambientet e shkollës “Pjetër Budi” në kryeqytet, tha se programi vjen në një realitet ku klasat janë të mbushura dhe synon t’u krijojë nxënësve një mjedis të dobishëm edhe pas përfundimit të orarit mësimor.


408 institucione arsimore në të gjithë vendin kanë nisur zbatimin e programit të ri “Pas shkolle”, i cili u ofron nxënësve mundësi për të kryer detyrat e shtëpisë dhe për t’u angazhuar në aktivitete artistike, kulturore e krijuese.

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro nga ambientet e shkollës “Pjetër Budi” në kryeqytet, tha se programi vjen në një realitet ku klasat janë të mbushura dhe synon t’u krijojë nxënësve një mjedis të dobishëm edhe pas përfundimit të orarit mësimor.

Sipas Duros, programi sjell lehtësi edhe për familjet shqiptare, pasi prindërit mund ta kalojnë pasditen me fëmijët e tyre, ndërsa ata vijojnë të jenë të angazhuar në një mjedis të sigurt dhe edukues.

Në shkollën “Pjetër Budi”, programi përfshin disa fusha të veprimtarisë, mes tyre artin pamor, teatrin dhe muzikën.

Mësuesja e artit pamor, e angazhuar në dy grupe të programit passhkollor, tha se përmes eksperiencës së saj në art dhe zeje synon t’u krijojë fëmijëve hapësira për të zhvilluar aftësitë krijuese.

Edhe mësuesja e teatrit e vlerësoi programin si një mundësi për zhvillimin e talenteve të reja.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e programit pas shkollës dhe besimplotë rreth programit. Nxënësit do të marrin njohuri të fushave të ndryshme dhe do të kultivohen në ato fusha”, u shpreh ajo.

Ndërsa mësuesja e muzikës tha se ka zgjedhur të jetë pjesë e programit pasi ai ndërthur kryerjen e detyrave me aktivitete të ndryshme.

“Këtu do të jenë edhe instrumentalistë të ndryshëm me të cilët fëmijët të njihen me llojet e instrumenteve, me kultura të ndryshme apo pikturën që do të zhvillojnë”, tha ajo.

Duro tha se programi është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe është pritur mirë nga prindërit, të cilët kanë kërkuar që nxënësit të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit, për të kryer detyrat dhe për të ndjekur kurse të ndryshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Duro: 408 institucione arsimore zbatojnë programin “Pas shkolle”, lehtësi për familjet

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro nga ambientet e shkollës “Pjetër Budi” në kryeqytet, tha se programi vjen në një realitet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Duro: 408 institucione arsimore zbatojnë programin “Pas shkolle”, lehtësi për familjet

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro nga ambientet e shkollës “Pjetër Budi” në kryeqytet, tha se programi vjen në një realitet…