Ahmetaj: Financimi i gjelbër për zhvillim ekonomik më miqësor me mjedisin

Përmbushja e standardeve të mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes siç njihen ndryshe (standartet ESG) po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, aksesin në financim dhe integrimin e tyre në tregun evropian, deklaroi Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.


Përmbushja e standardeve të mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes siç njihen ndryshe (standartet ESG) po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, aksesin në financim dhe integrimin e tyre në tregun evropian, deklaroi Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.

Në konferencën “Shndërroni standardet e Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes në Vlerë Biznesi – Konkurrueshmëria dhe rritja e qëndrueshme Shqipëri–Kosovë”, Ahmetaj theksoi se tranzicioni drejt një ekonomie më të qëndrueshme kërkon përshtatjen e bizneseve, sektorit bankar dhe institucioneve me kërkesat e reja evropiane.

“Për bizneset shqiptare, përshtatja me kërkesat e reja nënkupton, ndër të tjera, vlerësimin e ndikimeve dhe rreziqeve klimatike, përshtatjen me kërkesat rregullative evropiane dhe ndërmarrjen e investimeve të nevojshme për tranzicionin drejt modeleve më të qëndrueshme të zhvillimit dhe më miqësor me mjedisin”, u shpreh ajo.

Sipas Ahmetajt, në këtë proces një rol të rëndësishëm ka sektori bankar, i cili mbetet burimi kryesor i financimit të ekonomisë shqiptare. Bankat do të duhet jo vetëm të përshtaten me kërkesat e reja për raportimin dhe menaxhimin e rreziqeve, por edhe të orientojnë kapitalin drejt projekteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

“Është e rëndësishme të krijojmë një gjuhë të përbashkët komunikimi ndërmjet bankave dhe bizneseve, në mënyrë që kërkesat për informacion, raportim dhe vlerësim të rreziqeve të kuptohen dhe të përkthehen në mundësi konkrete”, theksoi Ahmetaj.

Një element i rëndësishëm i financimit të qëndrueshëm është edhe Taksonomia e Gjelbër, e cila përcakton kriteret për identifikimin e aktiviteteve ekonomike që kontribuojnë në objektivat mjedisore dhe orienton investimet drejt projekteve të qëndrueshme.

Në këtë drejtim, Ahmetaj bëri të ditur se Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve, ka ndërmarrë punën për hartimin e Taksonomisë së Gjelbër për Shqipërinë, bazuar në standardet evropiane.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e të dhënave të besueshme dhe transparente, të cilat do t’u mundësojnë bankave dhe investitorëve të vlerësojnë më mirë rreziqet dhe mundësitë që lidhen me tranzicionin e gjelbër.

Në kushtet e procesit të integrimit evropian, sipas Ahmetajt, përmbushja e standardeve ESG nuk duhet të shihet vetëm si një kërkesë rregullative, por edhe si një mundësi për bizneset shqiptare për të rritur konkurrueshmërinë, për të zgjeruar aksesin në financim dhe për t’u integruar më mirë në zinxhirët evropianë të vlerës.

Konferenca u organizua nga Albanian ESG Network, AmCham Albania dhe AmCham Kosovo, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, sektorit financiar, biznesit, organizatave ndërkombëtare dhe akademisë.

Burimi ATSH

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit