DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.

Departamenti i Shtetit përgëzon Republikën e Shqipërisë për bashkimin me marrëveshjet ”Artemis”.

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, nënshkroi marrëveshjet në emër të Republikës së Shqipërisë më 21 shtator 2026.

Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, dhe Zëvendësndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit, Connor Tomlinson, ishin të pranishëm dhe përshëndetën nënshkrimin gjatë një ceremonie në selinë qendrore të NASA-s “Mary W. Jackson” në Uashington, D.C.

Shqipëria renditet ndër aleatët më të palëkundur të Shteteve të Bashkuara.

Ajo vijon të harmonizojë ngushtë qëndrimet me Shtetet e Bashkuara si në prioritetet dypalëshe, ashtu edhe në ato globale.

Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera i themeluan marrëveshjet ”Artemis” në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, për të shërbyer si një grup parimesh praktike që udhëzojnë eksplorimin e përgjegjshëm të hapësirës.

Shqipëria u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të tjera në konfirmimin e parimeve të marrëveshjeve për aktivitete të qëndrueshme civile në hapësirë.

Departamenti i Shtetit dhe NASA udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për promovimin dhe zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Konkurs ndërkombëtar për transformimin e “Tajvanit”, Rama: Do të adresojë nevojat dhe ambiciet e një qyteti në rritje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”,…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia