Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj.

Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit.

“Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ai.

Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.

“Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, deklaroi ministri.

Sipas tij, për Shqipërinë, zgjerimi është një projekt strategjik i përbashkët, i cili forcon demokracinë dhe përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, ndërsa kontribuon edhe në sigurinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës.

Në këtë kuadër, ministri rikonfirmoi angazhimin për përmbushjen e reformave dhe mbështetjen për integrimin gradual, përmes hapave konkretë dhe me ndikim.

Duke e parë zgjerimin si pjesë thelbësore të historisë dhe të së ardhmes së Evropës, Hoxha nënvizoi se ky proces e bën kontinentin më të fortë dhe më të bashkuar.

“Për një Evropë më të fortë në shtëpi. Një Evropë më të fortë në botë”, përfundoi reagimin e tij ministri Hoxha.

Burimi ATSH

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit