Manja: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë të shoqërohet me llogaridhënie efektive

I pranishëm në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar sot në Tiranë nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Manja vlerësoi reformën në drejtësi si hapin e duhur që u mbështet gjerësisht nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së besimit të publikut te sistemi.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se, “SPAK-u është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi që u ndërtua mbi themelet e profesionalizmit dhe integritetit dhe pavarësisë funksionale”.

I pranishëm në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar sot në Tiranë nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Manja vlerësoi reformën në drejtësi si hapin e duhur që u mbështet gjerësisht nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së besimit të publikut te sistemi.

“Është kënaqësi dhe përgjegjësi për mua të marr pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm, që prek një nga çështjet më themelore të reformës në drejtësi: balancën mes pavarësisë dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë penale, me fokus të veçantë në rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK”, u shpreh Manja.

“Reforma në drejtësi, e mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ka pasur si objektiv kryesor ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efektiv. SPAK është një nga arritjet më të prekshme të kësaj reforme – një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale”, vijoi Manja.

“Por, pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Ajo duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por t’i shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.

Në këtë kuadër, koordinimi ndërinstitucional merr një rëndësi të veçantë. Ministria e Drejtësisë, si pjesë themeltare e kësaj arkitekture ndërinstitucionale, ka një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit të balancuar të sistemit – për të siguruar që institucionet të kenë burimet, rregullimin dhe mbështetjen e nevojshme për të ushtruar mandatin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme”, thekson Manja.

“Roli i ekzekutivit në raport me SPAK parashikon aspekte administrative, strategjike dhe mbështetëse, të cilat synojnë të garantojnë funksionimin efektiv të këtij institucioni por pa u ndikuar apo cenuar në pavarësinë e tij funksionale dhe vendimmarrëse. Ky rol shtrihet në fusha të tilla si garantimi i sigurisë fizike dhe personale të prokurorëve dhe ambienteve institucionale, planifikimi dhe mbështetja financiare, ofrimi i rekomandimeve strategjike për orientimin e politikës penale, si dhe ndërveprimi institucional përmes Ministrisë së Drejtësisë si një hallkë lidhëse me Këshillin e Ministrave”, tha ministri i Drejtësisë.

Ai shtoi se “siç evidentohet edhe në Raport, roli i Ministrisë së Drejtësisë është politikëbërës e monitorues në drejtim të sigurimit të një sistemi drejtësie eficient dhe të aksesueshëm nga publiku si dhe ka një rol ndërmjetësues por pa cënuar pavarësinë funksionale të institucioneve të pavarura të drejtësisë, në bazë të një marrëdhënie ligjërisht të balancuar”.

Kreu i Ministrisë së Drejtësisë evidentoi dhe mbështetjen e qeverisë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Në kuadrin buxhetor, Drejtuesi i SPAK harton një projektbuxhet të veçantë për institucionin, i cili shqyrtohet nga Ministria e Drejtësisë dhe i paraqitet Këshillit të Ministrave. Nëse propozimi i Drejtuesit të SPAK nuk miratohet në formën e kërkuar, ky i fundit ka të drejtën të mbrojë kërkesën e tij përpara Kuvendit. Raporti evidenton se ky proces ruan një balancë ndërmjet pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe rolit të ekzekutivit si garant i funksionimit financiar të tyre.

Në kuadrin strategjik, Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, miraton paketa me rekomandime prioritare për ndjekjen penale dhe përmirësimin e funksionimit të prokurorisë. Këto rekomandime kanë evoluar nga sugjerime për hetime proaktive, në orientime më të detajuara mbi të drejtat e të dyshuarve dhe përdorimin e teknologjive të avancuara, megjithëse ndikimi real i rekomandimeve në prioritetet e SPAK nuk është gjithmonë i matshëm. Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë po punon së bashku me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare për përmirësimin e metodologjisë së vlerësimit të përmbushjes së rakomandimeve prioritare, si dhe kemi miratuar Udhëzimin nr. 2, datë 26.06.2025, “Për metodologjinë e mbledhjes së të dhënavë statistikore kombëtare të sistemit të drejtësisë” e cila ka për qëllim mbledhjen dhe raportimin në mënyrë të unifikuar të statistikave të sistemit të drejtësisë sipas standardeve dhe metodologjive të CEPEJ.
Në tërësi, roli i ekzekutivit ndaj SPAK është i konceptuar si një ndërveprim i kontrolluar institucional, që ndërton një mekanizëm mbështetës pa cenuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore të institucionit, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe garantuar zbatimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë penale”, tha Manja.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj. Diskutime si ky janë thelbësore për të ndërtuar një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe që gëzon besimin e tyre”, përfundoi Manja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan, bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin takim me Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan, bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin takim me Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin.