Xhafaj: Prioritet i Postës Shqiptare, qytetari dhe zhvillimi digjital

Drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj deklaroi sot se prioriteti i punës së tij do të jetë përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe rritja e efikasitetit në çdo hallkë të institucionit.


Drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj deklaroi sot se prioriteti i punës së tij do të jetë përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe rritja e efikasitetit në çdo hallkë të institucionit.

Xhafaj u prezantua sot nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në krye të Postës Shqiptare.

“Posta është shërbimi më afër qytetarëve të Shqipërisë. Me mbi 2500 punonjës, duhet të jemi shumë më të ndjeshëm ndaj çdo individi, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Shërbimi ndaj publikut duhet të jetë prerogativa e parë e çdo punonjësi, duke nisur nga unë”, u shpreh Xhafaj.

Ai vuri në dukje se puna e tij do të fokusohet në forcimin e rolit të Postës si institucion i besueshëm dhe efikas.

Sipas tij, shërbimet duhet të jenë më të shpejta, më të aksesueshme dhe të shpërndahen më gjerësisht, në mënyrë që të justifikohet besimi i qytetarëve.

“Duhet të garantojmë që çdo shërbim të arrijë kudo, me cilësi dhe përgjegjshmëri”, nënvizoi ai.

Në fjalën e tij, Xhafaj u ndal edhe te rëndësia e inovacionit, duke e cilësuar këtë periudhë si një moment vendimtar për Postën Shqiptare.

“Shumë institucione publike në vend janë tashmë në nivele të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Edhe Posta duhet të ecë me të njëjtin ritëm. Duhet të jetë primare për ne të inovojmë. Kjo është një garë idesh dhe jemi të hapur ndaj çdo risie, si nga të rinjtë, ashtu edhe nga ata që kanë përvojë në këtë institucion dhe dinë të masin pulsin e shërbimit, qoftë të postës universale, qoftë të shërbimeve financiare, për të arritur maksimizimin e tyre, që janë mjete kyçe për funksionimin e institucionit”, deklaroi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…