Rama: Orikum – Lungomare 3, frymëmarrje të re për Vlorën Turistike 2030


Në kantierin e Lungomare 3, Vlorë-Orikum, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin bregdetar, po vijon me ritme të mira puna për këtë investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë kantier, teksa theksoi se do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për turizmin në Vlorë.

“Orikum – Lungomare 3, bypassi që shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum që do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën Turistike 2030”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Një prej investimeve më të rëndësishme janë dy segmentet e një bajpasi të ri, që duke devijuar makinat në dy zona të rrugës ekzistuese do të mundësojë krijimin e dy hapësirave pedonale turistike, të cilat do të rrisin ndjeshëm vlerën e ofertës turistike të gjirit magjepsës të Vlorë.

Krijimi i pjesës pedonale do t’i japë frymëmarrje të re zonës, ndërsa do të jetë me një kalim për mjetet.

Ky është një projekt i financuar nga BERZH, në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit dhe punimet përfshijnë transformimin cilësor të hapësirës publike, ku do të mbillen pemë, do të krijohen zona për këmbësorët, për biçikletat, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike.

Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

Lungomare 3 do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë turistëve vendas e të huaj që frekuentojnë Rivierën Shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…