Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Posta, pararojë e shërbimeve digjitale

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Xhafaj merr këtë detyrë duke zëvendësuar Ardit Demirin.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.

Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.

Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.

“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, të cilat, sipas saj, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e bërë Postën një institucion edhe më të rëndësishëm.

“Sot Posta ofron 51 shërbime financiare dhe 20 shërbime postare, duke realizuar çdo ditë rreth 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë postare. Qeveria është e përkushtuar në forcimin e kapitalit njerëzor, pasi teknologjia mund të zhvillohet, por kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme”, theksoi ministrja.

Duke prezantuar drejtuesin e ri, Balluku u shpreh se Etjen Xhafaj është një bashkëpunëtor i hershëm, me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në disa fusha.

“Sot drejtimi i Postës i besohet një profesionisti të sprovuar, i cili do të punojë në bashkëpunim me stafin aktual për të optimizuar proceset e shërbimeve postare dhe veçanërisht ato financiare. Është e rëndësishme që Posta të performojë duke përmirësuar shërbimet financiare, të cilat tashmë po digjitalizohen dhe janë në bazë të zhvillimeve të reja”, tha Balluku.

Ministrja foli gjithashtu për rëndësinë e paketave të reja që janë publikuar së fundmi, të cilat e shndërrojnë Postën në një “front desk” të Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pjesë të konceptit të open banking, që është thelbi i shërbimeve moderne financiare.

Balluku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe se çdo institucion duhet të japë kontributin e vet në këtë proces. Ajo shtoi se inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë të personalizuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të qytetarëve.

Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.

“Filatelia është një pasuri që duhet mbrojtur dhe zhvilluar, qoftë në aspektin e emetimit të pullave, qoftë në dimensionin muzeal. Posta luan një rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes sektorit publik, privat dhe individit, por duhet të kujdesemi që edhe filatelia të mbetet një vlerë e veçantë e institucionit”, përfundoi Balluku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…