Kos pret Spiropalin: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizuan ritmi i procesit të negocimit, reformat, rezultatet dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes”.

“Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, shkruan Spiropali.

Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në zyrën e Komisioneres, ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se Shqipëria dallon për suksesin mbresëlënës.

“Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grup-kapitujt e hapur, pa një të fundit. Me ndihmën tuaj, Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grup-kapitullit të fundit), nga e kuqe, në të verdhë në muajin nëntor”.

Gjatë takimit me Spiropalin, Komisionerja theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027-ës”.

Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arritura në kuadër të Planit të Rritjes, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.

Në deklaratën përpara “Murit të Zgjerimit”, Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë.

Ministrja Spiropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat.

Ajo siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.

“Shqipëria është një vend evropian dhe ka qenë atje që nga fillimi i kohës dhe tani është gati të qëndrojë me Evropën brenda Unionit”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Rrokaj, takime me homologët në Bukuresht: Projekte të përbashkëta për Arkiva

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, mori pjesë në Asamblenë e Degës Rajonale Evropiane të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrokaj, takime me homologët në Bukuresht: Projekte të përbashkëta për Arkiva

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, mori pjesë në Asamblenë e Degës Rajonale Evropiane të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave…