Programi Digital Europe, Karçanaj: Partnerë aktivë në transformimin e përbashkët evropian

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mori pjesë në sesionin informues mbi Programin për Evropën Dixhitale (Digital Europe Programme).


Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, mori pjesë në sesionin informues mbi Programin për Evropën Dixhitale (Digital Europe Programme).

Karçanaj e cilësoi këtë aktivitet, si një iniciativë ambicioze që reflekton vizionin e përbashkët për një të ardhme më të ndërlidhur, më gjithëpërfshirëse dhe më të aftë për çdo qytetar evropian.

Si drejtuese e AKSHI-t, Karçanaj pohoi se çdo ditë teknologjia mund të ndryshojë jetën e qytetarëve, nga përmirësimi i shërbimeve publike deri te ndërtimi i një administrate moderne, transparente dhe efikase.

“Me programin Digital Europe kemi mundësinë që të mos jemi thjesht përfitues, por partnerë aktivë dhe kontribuues në këtë transformim të përbashkët evropian. Ndihem veçanërisht e angazhuar edhe në rolin tim si bashkënegociatore për Kapitullin 10, “Transformimi Dixhital dhe Media”, i cili është hapur së fundmi në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, një dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për të përqafuar standardet më të larta evropiane në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”, tha Karçanaj.

Sipas drejtueses së AKSHI-t, “ky sesion shënon një pikënisje konkrete për të shfrytëzuar sa më mirë thirrjet e programit Digital Europe 2025–2027, për të forcuar institucionet shqiptare, për të ndërtuar kapacitete të reja dhe për të thelluar bashkëpunimin me partnerët evropianë. Transformimi dixhital nuk është më e ardhmja, është realiteti ynë”, përfundoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…