Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.


Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Olta Manjani, zëvendësministrja e Ekonomisë, në një intervistë në një media e cilësoi arritjen e kësaj marrëveshje historike.

“Është një marrëveshje historike për shumë arsye. Arsyeja e parë është për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Por, njëkohësit edhe për shkak të zgjatjes së arritjes së një marrëveshjeje të tillë, e cila ka filluar teknikisht dhe zyrtarisht në vitin 2022. Gjatë gjithë kësaj periudhë kemi konkluduar në një marrëveshje të mirë, e cila përfshin shumë përfitime për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në Itali, si edhe për shtetasit italianë, të cilët vitet e fundit kanë ardhur në rritje në numër“, tha Manjani.

Sipas përllogaritjeve të bëra, Manjani tha se përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuar në Itali dhe 4 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi përllogaritur që do të jenë mbi 500 mijë shqiptarë, që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë në Shqipëri janë rreth 4 mijë italianë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Është një numër i konsiderueshëm, veçanërisht për shkak të mbulimit me elementë të sigurimeve shoqërore, të një numri kaq të madh, i shtetasve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali. Është një marrëveshje shumë e mirë, e cila siguron disa përfitime. Siguron përfitime në terma të totalizimit dhe bashkimit të periudhave kontributive. Pra, për të gjithë shqiptarët që kanë punuar këtej dhe matanë kufirit nuk do të humbasin asnjë ditë pune nga kontributet e tyre”.

“Numri minimal për të përfituar një pension në Shqipëri është 15 vite, ndërkohë që në Itali është 20 vite. Dhe, të gjithë ata shtetas që nuk e plotësojnë numrin minimal të viteve për përfitimin e një pensioni do të kenë një bashkim të periudhave kontributive. Pra, nëse do të kenë 10 vite këtej dhe 12 vite andej, në total do të kenë një pension ekuivalent me 22 vite, ku në shtetin përkatës do të përfitojnë pensionin që është ekuivalent me masën e kontributit. Nga ana tjetër, do të përfitojnë edhe shqiptarë që mund të jenë duke kontribuar në skemën italiane të pensioneve. Pra, nuk e kanë prekur ende skemën shqiptare, por nëse vendosin të kthehen dhe të kontribuojnë në skemën shqiptare të pensioneve, sigurisht që nuk do të humbasin asnjë ditë kontribute në skemën italiane”, tha Olta Manjani.

Në marrëveshje parashikohet që përfitimet janë të barabarata mes shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar në Itali dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri.

Sa i takon marrëveshjes me Greqinë, Manjani informoi se marrëveshja është gati dhe janë bërë dy takime teknike, ku ka rezultuar që ka një përputhshmëri mes sistemit tonë dhe atij grek.

“Rezulton që sistemi ynë edhe me shtetin grek është shumë i përputhshëm dhe presim një vullnet politik nga ana e shtetit grek për të vijuar më tej me negociatat teknike zyrtarisht”, theksoi ajo.

Burimi ATSH

Lamallari kërkon rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të pronave të prapambetura

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari kërkon rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të pronave të prapambetura

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.