Karçanaj në Emiratet e Bashkuara: Bashkëpunim shkencor me universitetin e parë në botë kushtuar IA

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Mohamed bin Zayed University of Artificial Intelligence (MBZUAI) në Abu-Dabi


Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Mohamed bin Zayed University of Artificial Intelligence (MBZUAI) në Abu-Dabi (Abu Dhabi).

Ky është universiteti i parë në botë i dedikuar plotësisht inteligjencës artificiale dhe një nga qendrat më prestigjioze për kërkime dhe inovacion në këtë fushë.

Drejtuesja e AKSHI-t, tha se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në kërkim shkencor, shkëmbime akademike dhe projekte inovative në fushën e inteligjencës artificiale, që do të sjellin vlerë të madhe edhe për Shqipërinë.

“Një përkushtim i veçantë në këtë universitet, për të ndërtuar një të ardhme ku teknologjia, shkenca dhe idetë kreative takohen. Studentë e studiues nga mbarë bota punojnë së bashku për sfidat e së nesërmes në fushën e IA-së, nga shëndetësia te energjia, nga transporti tek shërbimet publike”, u shpreh Karçanaj.

Ajo theksoi se “për vendin tonë, këto ura partneriteti ndërkombëtar janë një mundësi e artë. Ato hapin dyer që edhe të rinjtë shqiptarë të kenë akses në dijet më bashkëkohore në Inteligjencën Artificiale, laboratorë modernë dhe eksperienca që më pas kthehen në zhvillim, inovacion dhe të ardhme më të mirë për Shqipërinë”.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e universitetit MBZUAI, Karçanaj shoqërohej edhe nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park.

Drejtuesja e AKSHI-t ndodhet për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara, ku më herët u takua edhe me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…