Kina dhe Bashkimi Evropian – 50 vite bashkëpunim i ndërsjellë, i qëndrueshëm dhe kuptimplotë

Tashmë pas 50 vitesh të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, është e dukshme për të tërë se Kina dhe BE kanë ecur nëpër një rrugë bashkëpunimi të ndërsjellë, të qëndrueshëm dhe kuptimplotë. Rezultatet e frytshme të këtij bashkëpunimi nuk lenë vend për asnjë pikëpamje tjetër të ndryshme.

Kryeministri kinez Zhou Enlai u takua me Sir Christopher Soames, zëvendëspresident të Komisionit Ekonomik Evropian në maj të vitit 1975/foto nga komisioni kinez në BE

Nga Dr. Enriko Ceko
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm

Tashmë pas 50 vitesh të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, është e dukshme për të tërë se Kina dhe BE kanë ecur nëpër një rrugë bashkëpunimi të ndërsjellë, të qëndrueshëm dhe kuptimplotë. Rezultatet e frytshme të këtij bashkëpunimi nuk lenë vend për asnjë pikëpamje tjetër të ndryshme.


Kryeministri kinez Zhou Enlai u takua me Sir Christopher Soames, zëvendëspresident të Komisionit Ekonomik Evropian në maj të vitit 1975/foto nga komisioni kinez në BE

Pesëdhjetë vjet më parë, më 6 maj 1975, Kina dhe Komuniteti Ekonomik Evropian, pararendësi i Bashkimit (të sotëm) Evropian, vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ishte Sir Christopher Soames, Zëvendëspresident i Komisionit Ekonomik Evropian, i cili, gjatë vizitës së tij në Pekin në atë kohë, deklaroi se palët ishin dakordësuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, një moment shumë vendimtar për t’u shënuar në të tërë terrenin e diplomacisë ndërkombëtare të kohëve moderne.

Padyshim që peisazhi global politik, ekonomik, kulturor, sportiv, mjedisor, ligjor dhe diplomatik i asaj kohe u plotësua dhe kompletua nga kjo ngjarje shumë e rëndësishme dhe, në vazhdim, ky bashkëpunim u përforcua edhe më tej me anë të lidhjeve të shumanshme Kinë-BE, që konsiderohen si shumë të rëndësishme në arenën botërore për ato kohë, për sot dhe për të ardhmen.


Mallrat e Siemens-it Gjermanisë të shfaqur në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importeve të Kinës në Shangai, në nëntor të vitit 2024/Foto nga VCG

Kjo lidhje shumëdimensionale ka ndikuar dhe po ndikon edhe më shumë nga dita në ditë në, duke i dhënë formësim kuptimplotë peisazhit global në aspektet dhe zhvillimet në politikë, siguri, tregti, investime, teknologji, aspekte mjedisore, etj.

Veçanërisht i dukshëm dhe i suksesshëm shfaqet Partneriteti Kinë-BE në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Sipas të dhënave zyrtare, tregtia dypalëshe është rritur nga 2.4 miliardë dollarë në 780 miliardë dollarë dhe investimet janë rritur nga pothuajse zero në gati 260 miliardë dollarë gjatë këtyre pesë dekadave. Padyshim një sukses i sektorit privat, mbështetur nga politikat e kujdesshme.

Jemi pikërisht në kushtet kur cilësia ndërthuret mjaft mirë dhe në mënyrë kuptimplotë me krijueshmërinë dhe inovacionin. Kjo është e dukshme dhe e prekshme në shumë sektorë dhe industri. Le të marrim për shembull dy nga këta sektorë, industrinë e automobilëve dhe prodhimin e mallrave të luksit. Evropa në këta sektorë kontribuon me ekspertizë në dizajn, rigorozitet rregullator dhe inovacion, ndërsa Kina realizon produkte me cilësi të lartë, mbështetur nga puna e kualifikuar dhe nga një bazë e gjerë dhe dinamike konsumatore.

Së bashku, sektorët dhe industritë e Kinës dhe Bashkimit Evropian, mbi bazën e cilësisë, krijueshmërisë, inovacionit, prodhimit në seri, procedurave dhe proceseve të kalibruara menaxheriale, mbështetur fuqishëm nga shpirti sipërmarrës i ndërmarrjeve kineze dhe evropiane, kanë krijuar miliona vende pune, kanë rigjallëruar sektorët dhe industritë dhe kanë nxitur rritjen globale ekonomike dhe volumin tregtar në nivel botëror.


Treni i mallrave Kinë-Evropë nga qyteti Xi’an i Kinës në Duisburg të Gjermanisë/VCG

Në këtë bashkëpunim padyshim që transporti ka rëndësi të madhe. Shërbimi i transportit hekurudhor të mallrave Kinë-BE është kthyer tashmë në një arterie jetike për tregtinë midis dy palëve dhe më gjerë. Një nga kulmet e këtij zhvillimi ishte mbërritja e trenit të 100.000 të mallrave Kinë-Evropë në Duisburg të Gjermanisë, vitin që kaloi, një ngjarje që vuri gurin e themelit të radhës në këtë lidhje transkontinentale. Një lidhje e rëndësishme, e qëndrueshme dhe me rritje kuptimplotë eksponenciale.

Një nga lidhjet e forta dhe të pakundërshtueshme Kinë – Bashkimi Evropian është padyshim qasja ndaj mjedisit. Kina ka udhëhequr dhe udhëheq, nën mësimet e Presidentit Xi Jinping, në teknologjitë e gjelbra, menaxhimin shkencor të prodhimit dhe në infrastrukturën digjitale, fusha të cilat janë në paralel me objektivat e Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare për arritjen e neutralitetit të karbonit dhe transformimin digjital.

Kina tashmë është kthyer në një treg të madh me qindra miliona konsumatorë, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të vendit. Sipas mjaft studimeve cilësore të realizuara nga zëra të fuqishëm dhe cilësorë të kërkimit dhe mendimit shkencor botëror, si për shembull kërkimet e Grupit Rhodium, ka qenë pikërisht konsumi total i Kinës, ai që ka mbajtur ritmin në tërësi në ekonominë botërore dhe është ky konsum që ka tejkaluar ndjeshëm edhe konsumin në vendet me nivele të krahasueshme të PBB-së për frymë.


Fabrika e kompanisë kineze CATL, që prodhon bateri të automjeteve me energji të re, filloi ndërtimin në Debrecen të Hungarisë, në maj të vitit 2024/VCG

Përfitimet e këtij bashkëpunimi kanë qenë padyshim të prekshme për më shumë se 2 miliardë banorët të marrë së bashku, të Kinës dhe të Bashkimit Evropian, dhe të prekshme gjithashtu edhe për sektorët dhe industritë respektive, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme edhe në aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Padyshim që këto zhvillime janë dhe do jenë mbështetje kuptimplotë edhe për paqen dhe zhvillimin global, duke shërbyer edhe si një shembull bashkëpunimi të dobishëm, reciprok dhe kuptimplotë në epokën e globalizimit (sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun), fuzionit ekonomik dhe forcimit të mëtejshëm të lidhjeve në fusha të tjera të veprimtarisë njerëzore.

Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Kinës, Samiti i 25-të Kinë-BE do të mbahet në Pekin.

Për Bashkimin Evropian është e dukshme se marrëdhëniet me Kinën duhet të shikohen nga një perspektivë gjithëpërfshirëse, dialektike dhe largpamëse. Historia dhe sukseset e këtyre marrëdhënieve dypalëshe të 50 viteve të fundit, mund dhe duhet të shërbejnë si një frymëzim dhe nxitje për të ndjekur prirjet e kohës dhe pritshmëritë e larta dhe në rritje që kanë qytetarët e Kinës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me këtë bashkëpunim.

Edhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi e shikon bashkëpunimin Kinë – BE me interes dhe me shumë pozitivitet. Dukshmërisht, konsensusi ndërkombëtar është që palët të planifikojnë, me prakticitet, së bashku, zhvillimet e mëtejshme në dekadat që vijnë, për një të ardhme edhe më të ndritur dhe për një partneritet kuptimplotë strategjik gjithëpërfshirës midis Kinës dhe BE, duke u ngritur mbi idealizmat, mbi dallimet jo thelbësore dhe mbi zërat e kohëve të fundit sipas të cilëve Kina përcaktohet si “konkurrente” apo edhe “rivale” e palës europiane.

Në lidhje me këto pikëpamje duhet të theksohet se Kina shumë herë ka shprehur se është tërësisht e gatshme, tërësisht e interesuar dhe tërësisht e përkushtuar për të bashkëpunuar me Brukselin, jo vetëm në të mirë të kinezëve dhe evropianëve, por në të mirë të të tërë njerëzimit.

Nga ana e saj, duke përmbledhur, BE-ja ka përfituar ekonomikisht, politikisht, shkencërisht dhe strategjikisht nga bashkëpunimi me Kinën konkretisht nga:

1. Zgjerimi i Tregut të Eksporteve – Kina është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të BE-së. Bashkimi Evropian eksporton në Kinë makina, pajisje industriale, produkte kimike, automjete dhe produkte luksi dhe kjo padyshim që ndihmon rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës në Evropë.

2. Investime të Huaja – janë me mijëra kompani kineze që kanë bërë investime strategjike në vendet anëtare të BE-së në fusha të tilla si infrastrukturë, energji, teknologji, transport, etj., dhe BE ka përfituar kapital, teknologji dhe partneritete të reja për zhvillimin e qëndrueshëm.

3. Dialog Politik dhe Strategjik – padyshim që Kina ka qenë, është dhe do mbetet një partner kyç për BE-në në lidhje me sfidat globale si ndryshimet klimatike, paqja dhe siguria ndërkombëtare, qeverisja globale, reformimi i OKB-së, etj., dhe në këtë kuadër dialogu me Kinën i jep BE-së një rol më të fuqishëm në çështjet ndërkombëtare.

4. Bashkëpunimi për Klimën dhe Energjinë e Gjelbër – duket se Kina dhe BE po hedhin pas historinë e emetimit të gazrave serrë në atmosferë dhe me këndvështrim drejt ekonomisë së gjelbër po bashkëpunojnë përherë e më shumë në çështjet e energjisë së rinovueshme, efikasitetit energjetik dhe Marrëveshjes së Parisit për klimën.

5. Shkëmbime Akademike, Kulturore dhe Inovacion – në kuadër të projekteve dhe programeve të ndryshme si Erasmus + dhe Horizon 2020 dhe Horizon 2030, studentët dhe studiuesit evropianë mund të jepën pjesë e shkëmbimeve me homologët në universitetet kineze, universitete që po rankohen përherë e më lart në botë për nivelin e edukimit dhe kërkimit shkencor. Në këtë kuadër edhe bashkëpunimet në shkencë, teknologji dhe inovacion me kompani dhe institute kërkimore kineze kanë sjellë përfitime të shumta për palën evropiane.

6. Zhvillimi i Rrjeteve Globale të Teknologjisë dhe Transportit – Një Brez dhe Një Rrugë është një projekt gjigand që lehtëson qarkullimin e mallrave midis Kinës dhe Evropës dhe kjo ka bërë që edhe kostot të ulen dhe logjistika të jetë më e mirëmenaxhueshme, duke bërë që zinxhiri i furnizimit jo vetëm të mos dëmtohet por të funksionojë dhe përmirësohet në vazhdimësi, edhe në periudha të tilla si pandemitë dhe katastrofat natyrore, gjë që ka ndikuar mjaft pozitivisht edhe në përmirësimin e lidhjeve tregtare.

7. Balancim i Marrëdhënieve Ndërkombëtare – është e dukshme se BE e përdor marrëdhënien me Kinën për të balancuar ndikimin e SHBA-së dhe për të ndjekur një politikë të pavarur të jashtme, gjë që është në tërësi në favor të lehtësimit të tensioneve në nivel rajonal dhe global, dhe, nga ana tjetër, nëse marrëdhëniet Kinë – BE, nuk do ishin në këto nivele, do ishte mjaft e vështirë specifikisht për Bashkimin Evropian që të menaxhonte objektivin që ka që të shërbejë si “fuqi normative” në rang global. Është pikërisht ndërveprimi me Kinën, një superfuqi globale kjo, që e bën Bashkimin Evropian “fuqi normative” në arenën ndërkombëtare.

Përfundimisht, marrëdhënia Kinë – BE ka qenë komplekse, ka padyshim edhe sfida, dhe, do jetë dukshmërisht me përfitime afatgjata dhe kuptimplota, jo vetëm për palët, por edhe për zhvillimin dhe stabilitetin në rang rajonal dhe global.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë,…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë,…