Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990, një datë me rëndësi historike për vendin tonë, që shënon fillimin e një procesi të pakthyeshëm drejt demokracisë dhe lirive themelore.

Gonxhja në fjalën e tij theksoi se “ky akt i guximshëm qytetar është themel i rrugëtimit tonë europian dhe simbol i vlerave që vazhdojmë të mbrojmë dhe të ndërtojmë: dinjitetin njerëzor, të drejtën për të zgjedhur dhe besimin në një të ardhme më të mirë”.

“Më 2 korrik 1990, qindra shqiptarë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me fëmijë në krah, sfiduan frikën dhe kërkuan strehë në ambasadat e huaja në Tiranë. Nuk ishte vetëm një akt shpëtimi personal, por një akt rebelimi kundër një regjimi të rrënuar, një krisje në murin e ftohtë të diktaturës, që paralajmëroi shembjen që do të vinte”, theksoi Gonxhja.

Duke folur për përjetimet e tij në atë vit, Gonxhja tha se “asokohe student, e përjetova këtë moment si një thirrje. Dhe nuk isha vetëm. Mijëra të rinj, studentë nga gjithë Shqipëria, u zgjuam. Brenda pak muajsh, në dhjetor të atij viti, dolëm për të rrëzuar kultin, për të kërkuar liri, për të kërkuar demokraci dhe të drejtën për të qenë njerëz të lirë në vendin tonë. 2 Korriku 1990 shënoi momentin e parë të madh të çarjes së perdes së hekurt që kishte mbuluar Shqipërinë për dekada të tëra. Aty nisi rebelimi qytetar, u zgjua ndërgjegjja kolektive, u bë hapi i parë drejt refuzimit të frikës, heshtjes dhe përuljes”.

Sot, vijoi Gonxhja, 35 vite më pas, Shqipëria nuk është një vend i përkryer por është një vend që ka lënë pas frikën dhe censurën, dhe që sot flet me zë të lirë.
“Jemi pjesë e një Evrope që na pa atë ditë me sytë e habisë, por edhe të shpresës. Nga një vend i mbyllur pas gardheve të hekurt, jemi sot një vend i hapur ndaj botës, që krijon, kontribuon dhe bashkëpunon. Shqipëria është anëtare e NATO-s, një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, një zë që dëgjohet në rajon dhe më gjerë. Jemi ftuar në tryeza ku dikur nuk kishim qasje, jemi të pranishëm në forume ndërkombëtare ku ndajmë vizionet dhe sfidat. Po ecim me vendosmëri në rrugën e integrimit europian, një rrugë që kërkon reforma të thella, pjekuri politike dhe shoqërore, por mbi të gjitha kërkon besim te vetja dhe tek e ardhmja”, theksoi Gonxhja.
Ministri Gonxhja u shpreh se “ajo që kemi ndërtuar në këto 35 vite, nga shteti i së drejtës, te liria e medias, nga ekonomia e tregut, te shoqëria civile, është fryt i një përpjekjeje të madhe për t’u shkëputur nga e shkuara dhe për t’u vendosur plotësisht në familjen europiane, jo vetëm gjeografikisht, por edhe institucionalisht dhe shpirtërisht”.
“Në këtë rrugëtim nuk kemi qenë vetëm. Një pjesë thelbësore e kësaj historie është edhe diaspora shqiptare — ata që u larguan duke kapërcyer kangjellat për të gjetur lirinë dhe mundësinë, por që nuk e harruan kurrë atdheun. Ata që, me punën, përkushtimin dhe suksesin e tyre në shtetet pritëse, mbajtën gjallë imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe kontribuan në ringritjen e saj ekonomike, kulturore dhe diplomatike”, tha Gonxhja.

Gonxhja falënderoi gjithashtu shtetet pritëse ku shkuan qytetarët shqiptarë.
“Kjo ditë simbolike është gjithashtu një moment për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për shtetet pritëse, ato vende që hapën dyert kur Shqipëria kishte më shumë se kurrë nevojë për dritë. Ishin shtete që nuk panë vetëm një valë refugjatësh, por panë njerëz me dinjitet, me ëndrra, me nevojën për të nisur nga e para. Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, jo vetëm që ofruan strehë e siguri, por u bënë shtëpia e dytë për qindra mijëra shqiptarë. Nëpërmjet mikpritjes së tyre, ata ndihmuan jo vetëm individë e familje, por kontribuan në rilindjen e një kombi që kërkonte të ringrihej mbi plagët e së shkuarës”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja tha se “liria që gëzojmë sot, Evropa që duam nesër, demokracia që përpiqemi të përmirësojmë çdo ditë, nuk janë të rastësishme. Ato janë rezultat i një vendimi të marrë 35 vite më parë: për të mos pranuar më frikën, për të zgjedhur jetën, për të hapur derën”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.