Manja: Të respektohen afatet e hetimit ndaj kujtdo, pavarësisht veprës penale

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh sot se puna e SPAK dhe trupës së prokurorëve të këtij institucioni duhet përgëzuar


Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh sot se puna e SPAK dhe trupës së prokurorëve të këtij institucioni duhet përgëzuar. Komentet Manja i bëri në përfundim të seancës maratonë në komision ku rapoortuan drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë.

Në përfundim të seancës me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, Manja e falënderoi për 328 procedimet e reja penale që ky institucion ka hetuar gjatë vitit 2024 si dhe procedimet e mbartuara, që në raport me volumin është një punë kolosale që përballohet nga një trup modeste prej 20 prokurorësh.

“Kërkesa që ju keni për adresimin e ndryshimeve ligjore në nivelin kushtetues që ka të bëjë me të ardhmen e statusit tuaj, nuk është lëmoshë. Është një kërkesë e ligjshme, për të siguruar barazi juridike në trajtimin kushtutues dhe ligjor njësoj siç e kanë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, vijoi Manja.

Sipas Manjës, të kërkosh të drejtën për rikandidimin kur trupa përzgjedhëse është një organ tjetër kushtetues është një kërkesë më se legjitime.

“Do duhet të ketë një përgjigje nga Kuvendi. Nuk ka arsye të komentohet sikur trupa e prokurorëve që u mbaron mandati në 2028 apo të tjerëve që do u mbarojë pak më vonë, po kërkojnë privilegj personal. Çështja e statusit tuaj është e zgjidhur që nga emërimi dhe kalimi i filtrave të vetingut. Ju gëzoni mbrojtje ligjore, me përjashtim kur shkelni rëndë detyrën. Tërë këtë seancë maratonë, të raportimit kërkohet të nxirret sikur prokurorët e SPAK kanë ardhur këtu të kërkojnë privilegje personale”, pohoi Manja.

“Nuk dua të bëj ndarje mes krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ju meritoni vlerësime për punën kur 263 persona të botës së errët të krimit sot janë nën hetim nga SPAK, dhe 195 prej tyre janë sot me masë sigurimi arrest në burg. Ka rënë me 11% numri i kërkesave për arrest me burg që prokurorët e SPAK kanë bërë gjatë vitit 2024. Numri i të paraburgosurve për llogari të SPAK zë një përqidje të papërfillshme në numrin total të të paraburgosurve në Shqipëri”, cilësoi ai.

Manja iu drejtua prokurorëve të SPAK duke kërkuar që të respektohen afatet e hetimit, pasi sipas tij kjo është vija e demarkacionit në veprimtarinë e prokurorit.

Manja kërkoi që të respektohet afatet e hetimit ndaj çdo subjekti pavarësisht nga vepra që ka kryer, brenda parashikimeve që ka kodi i procedurave penale.

“Edhe zgjatjet e pajustifikuara të hetimit nuk t’i jep gjykata, por ju duhet të rrisni përpjekjet, edhe pse janë çështjr të komplikuara, duhet të respektoni në maksimum të drejtat dhe liritë e palëve në proces”, tha Manja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…