Nis samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Begaj mikpret udhëheqësit e vendeve anëtare

Ka nisur sot në Golem të Kavajës samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-


Ka nisur sot në Golem të Kavajës samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t.

Presidenti Bajram Begaj në kuadër të këtij samiti mikpret në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t së bashku me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç si vende bashkëkryesuese të procesit.

“Të bashkuar në interesa dhe angazhime, për një të ardhme të përbashkët. Së bashku drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Në fokus të samitit pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.

Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.

Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

Agjenda e samitit:

E hënë, 6 tetor 2025

10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.

Foto familjare.

11:00-13:00- Seanca plenare.

11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj.

13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…