Spiropali diskuton me homologun Sa’ar për Planin e Paqes, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Izrael

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, ku në fokus të diskutimeve ishte Faza e Parë e Planit të Paqes dhe lirimi i shumëpritur i pengjeve.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, ku në fokus të diskutimeve ishte Faza e Parë e Planit të Paqes dhe lirimi i shumëpritur i pengjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Spiropali ka bërë të ditur se gjatë bisedës u vlerësua rëndësia humanitare dhe simbolike e këtij momenti në përpjekjet globale për paqe.

Spiropali e cilësoi planin e paqes si një “triumf të jetës, dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor”, duke theksuar se marrëveshja është frymëzuar nga përpjekjet ndërkombëtare të udhëhequra nga ish-Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Një Agim i Ri për Paqen dhe Njerëzimin. Në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve, pata një bisedë thellësisht domethënëse me homologun tim të nderuar izraelit, Gideon Sa’ar. Reflektuam mbi faktin se Faza I e Planit të Paqes shënon një hap thelbësor humanitar…”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Ministrja gjithashtu pranoi ftesën zyrtare për të vizituar Izraelin javën e ardhshme, duke riafirmuar miqësinë mes dy vendeve dhe angazhimin për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik.

“Me kënaqësi pranova ftesën e tij të përzemërt për të vizituar Izraelin javën e ardhshme, ndërsa riafirmuam miqësinë midis Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin, zgjeruar partneritetin ekonomik dhe për të punuar për një të ardhme më të ndritur e më paqësore. Uroj që ky moment t’i kujtojë botës se edhe në kohët më të vështira, vizioni dhe humanizmi mund të triumfojnë”, thekson ajo.

Vizita e ministres pritet të realizohet në një moment delikat për rajonin, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të balancuar dhe mbështetës ndaj përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.