Tirana pret forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet

Tirana mirëpret këtë të premte forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.


Tirana mirëpret këtë të premte forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Në hapje të aktivitetit pritet të marrin pjesë kryeministri, Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.

Drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro theksoi rëndësinë e forumit si një platformë për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si një destinacion i qëndrueshëm për investime, si dhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.

Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë njohur një intensifikim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Gjatë vitit 2024, importet nga Turqia u rritën me 14%, duke arritur në 96,6 miliardë lekë, ndërsa për shtatëmujorin e parë të këtij viti ato janë llogaritur në 50,8 miliardë lekë.

Në të njëjtën kohë, eksportet shqiptare drejt Turqisë në vitin 2024 arritën në 4,8 miliardë lekë, ndërsa gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë eksportuar mallra me vlerë 2,7 miliardë lekë.

Në Shqipëri janë të pranishme aktualisht 658 kompani me pronësi turke dhe 80 të tjera me kapital të përbashkët, të shpërndara në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.

Tirana mban përqindjen më të lartë të këtyre investimeve me 82% të kompanive turke të vendosura në këtë qark, pasuar nga Durrësi me 6% dhe Fieri me 3%.

Prania e këtyre bizneseve është tregues i një interesi në rritje nga ana e investitorëve turq për tregun shqiptar dhe forcon më tej lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…