Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.


Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, me një seri aktivitetesh shumëdimensionale dhe ndërvepruese për angazhim të hapur, reflektim dhe dialog vizionar duke nxitur mendim kritik në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” u hap me forumin “Inteligjenca Artificiale dhe Transformimi Digjital i Shtetit”, organizuar nën kujdesin e ministrit së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot u prezantua marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Tony Blair për Ndryshim Global dhe organizatën Apolitical. Ky bashkëpunim synon trajnimin e mbi 600 punonjësve të administratës publike në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, me fokus në aplikimin praktik të saj në shërbim të qytetarëve dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Kjo nismë e re shënon një hap konkret drejt ndërtimit të kapaciteteve digjitale në administratë, duke u fokusuar në tematika të përshtatura me nevojat dhe sfidat e sektorit publik.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se iniciativa të tilla sjellin përfitime sa më të prekshme në administratën publike.

“Është pikërisht ky fokusi i një iniciative të re, që ne e lançojmë sot, një bashkëpunim jashtëzakonisht i frytshëm midis AKSHI, me Institutin Tony Blair për Ndryshim Global (TBI) dhe Apolitical, organizata lider në fushën e ofrimit të trajnimeve të Inteligjencës Artificiale për qeveritë. Një bashkëpunim me ne, një bashkëpunim katërpalësh që ka rezultuar shumë i suksesshëm për të garantuar që 600 zyrtarë publikë, 100 prej tyre liderë dhe 500 zyrtarë në funksione ekzekutive dhe në funksione të lidershipit të mesëm, të munden të trajnohen për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punën e tyre të përditshme.

Ne besojmë që Shqipëria tashmë i bashkohet të gjitha atyre vendeve të tjera që e shohin inteligjencën artificiale në përdorimin e përditshëm, jo vetëm si një opsion, por si një domosdoshmëri që shoqëron patjetër të gjitha përfitimet që ne marrim nga përdorimi, por mbi të gjitha duhet të jemi të kujdesshëm që ta përdorim me maturi në mënyrën se si e përdorim këtë instrument jashtëzakonisht të rëndësishëm sot”, u shpreh ministrja Pirdeni.

Eventi mblodhi së bashku ekspertë të teknologjisë dhe inovacionit, përfaqësues të institucioneve publike, partnerë ndërkombëtarë në një forum dialogu për të eksploruar mundësitë konkrete të zbatimit të inteligjencës artificiale në administratën publike shqiptare.

Ndërsa paneli me temë: “Zbatimi i Inteligjencës Artificiale dhe transformimi i administratës publike përmes teknologjisë”, bëri bashkë ekspertë dhe drejtues nga institucione publike dhe sektori privat, të cilët ndanë përvoja konkrete dhe vizione për të ardhmen e administratës digjitale në Shqipëri dhe më gjerë.

Përgjatë javës do të organizohen një seri aktivitetesh shumëdimensionale, me tematika të ndryshme që prekin thelbin e modernizimit të administratës publike.

Gjatë eventit “Inteligjenca Artificiale dhe Transformimi Digjital i Shtetit”, drejtuesja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj theksoi rëndësinë e marrëveshjes së firmosur mes AKSHI-t, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, TBI dhe Apolitical, jo thjesht si një projekt trajnimi, por një nga shtyllat e një transformimi të thellë që bën administratën tonë të flasë gjuhën e AI.

“Shqipëria është ndër të parat në rajon që ngre një “Government AI Campus”, një program kombëtar që do të trajnojë 500 punonjës të administratës dhe 100 drejtues të lartë për të përdorur AI, jo për spektakël teknologjik, por për të ofruar zgjidhje reale në shërbimet ndaj qytetarëve dhe për të drejtuar teknologjinë me vizion dhe përgjegjësi publike”, tha Karçanaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…