Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë falë reformave të thella dhe shtetformuese.


Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë falë reformave të thella dhe shtetformuese.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 10-vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve, Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë kur ky këshill u formua.

“Ky vlerësim vjen në kuadër të aktivitetit të Këshillit të Investimeve, por është një vlerësim që shkon paralel me zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë në këto 10 vite”, tha Balluku.

Balluku e konsideroi këtë moment si një rrugëtim që ka kaluar përmes reformash të thella shtetformuese, shpeshherë të dhimbshme, por të domosdoshme, mjaft herë të kontestuara, por në pjesën të madhe të tyre me rezultate të matshme.

“Në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që ishte 10 vite më parë, më e zhvilluar, më moderne, më e sigurt dhe me një të ardhme shumë më të ndritur, më afër se kurrë më parë me familjen evropiane. Në këtë dekadë sfidash, përpjekjesh, reformash, arritjesh madhore një rol i rëndësishëm është luajtur nga biznesi vendas dhe ai i huaj dhe marrëdhënia e fortë e bashkëpunimit që Qeveria Rama ka vendosur qysh në fillim të mandatit të parë”, tha Balluku.

“Këshilli i Investimeve ka nisur në muajin shkurt të vitit 2014, vetëm gjashtë muaj pasi Qeveria kishte marrë punën dhe kur Rama nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Berzhin mes sektorit privat dhe Qeverisë, me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja”, cilësoi ajo.

Sipas Ballukut, në këtë memorandum ishte parashikuar si hap i parë që BERZH do të ndihmonte në krijimin e Këshillit të Pavarur të Investimeve, që do të bashkonte përfaqësues të biznesit dhe do të këshillonte Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Qartësia e vizionit të Qeverisë Rama u kthye në një strategji afatgjatë për bashkëpunimin me biznesin dhe po jep frytet e veta në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë. Biznesi është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit. Pa një biznes të fuqishëm të mbështetur me politika të drejta nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme apo mirëqenie për qytetarët tanë. Çdo vendim që merr Qeveria duhet të reflektojë realitetin e tregut”, cilësoi Balluku.

“Vetëm përmes këtij dialogu, ne mund të krijojmë një klimë biznesi të qëndrueshme dhe një ekonomi konkurruese në funksion të vizionit tonë për integrimin evropian”, vijoi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku cilësoi se Këshilli i Investimeve u konsiderua si pjesë e këtij angazhimi për të forcuar bashkëpunimin në reformat e thella, mirëqeverisjen dhe krijimin proceseve demokratike, një frymë që u nxit edhe nga Procesi i Berlinit”, tha Balluku.

“Këshilli i Investimeve u shndërrua në një model që paraqet suksesin e dialogut mes biznesit dhe Qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve. Sot, Shqipëria ka një vizion të qartë kombëtar, anëtarësimin në BE. Ky objektiv kërkon më shumë se politika të mira, kërkon bashkëpunimin real dhe një klimë të favorshme për investime. Kemi arritur të thellojmë besimin mes institucioneve dhe sektorit privat, të adresojmë sfidat konkrete dhe të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme”, pohoi Balluku.

/Burimi ATSH

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.