Ekspertë nga Spanja dhe Italia trajnojnë inspektorët e ILD-së

Njësia e inspektorëve dhe ajo e ndihmësinspektorëve e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një trajnim dyditor mbi hetimin disiplinor dhe inspektimet, me fokus në fazat konkrete të procedimit dhe shkëmbimin e praktikave me homologët nga Italia dhe Spanja.


Njësia e inspektorëve dhe ajo e ndihmësinspektorëve e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një trajnim dyditor mbi hetimin disiplinor dhe inspektimet, me fokus në fazat konkrete të procedimit dhe shkëmbimin e praktikave me homologët nga Italia dhe Spanja.

Trajnimi u realizua nga dy ekspertë ndërkombëtarë afatshkurtër, prokurorja María del Carmen de la Fuente Méndez, pjesë e Inspektoratit Spanjoll, dhe ish-prokurorja Annita Sorti, ish-anëtare e Inspektoratit të Përgjithshëm Italian, me mbështetjen e misionit “EU4Justice”.

Gjatë trajnimit u zhvilluan diskutime dhe punë në grupe mbi kriteret e përzgjedhjes së zyrave të prokurorive për inspektim, analizën e të dhënave paraprake, stokun e çështjeve, performancën e stafit dhe tendencat e ankesave. Po ashtu, u trajtuan përgatitja e mjeteve të inspektimit, komunikimi me zyrat objekt inspektimi përpara vizitës, si dhe planifikimi për identifikimin e fushave problematike.

Përvoja spanjolle dhe italiane u prezantua edhe në modelin e strukturimit të raportit të inspektimit, që përfshin gjetjet, provat, rëndësinë e çështjeve, si dhe dhënien e rekomandimeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e identifikimit të praktikave më të mira, mekanizmave të ndjekjes dhe afateve të zbatimit, ndarjes së përgjegjësive, si edhe komunikimit të gjetjeve me transparencë, për të ruajtur besimin institucional.

Pjesa teorike e trajnimit u shoqërua me studime rastesh të bazuara në praktikat evropiane mbi inspektimet tematike dhe institucionale.

Burimi ATSH

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.