Rama: Shqipëria pëlqen muzikën dhe letërsinë ruse, por jo Putinin

Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale. Rama u pyet në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Moskën.

Rama tha se prej vitit 1960 asnjë udhëheqës nga Shqipëria nuk ka udhëtuar në Kremlin dhe anasjelltas.

“Jo, faleminderit, nuk e kam takuar (Putinin). Ne jemi një rast shumë i veçantë. Kjo pasi Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin e Europës, ku asnjë zyrtar nga Kremlini apo figurë e profilit të lartë nga Moska nuk ka ardhur në Shqipëri dhe qysh prej 1960-s, që nga 1960-ta asnjë nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë që të vizitojë Kremlinin, për çfarëdolloj arsyeje.

Kjo lidhet me historinë tonë. Ne kemi një histori të veçantë, shumë ndryshe nga vendet e tjera të bllokut komunist. Ne i konsideronim të gjithë ata tradhtarë, të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne besonim dhe luftuam si ‘fari i vetëm i komunizmit në Evropë’. Kur sovjetikët e braktisën Stalinin, në vazhduam ta ndiqnim Stalinin. Ai ishte në bulevardin tonë kryesor në bronz – shumë herë më i gjatë sesa unë – deri në vitet 1990. Kjo krijoi një qëndrim, një mungesë totale besimi dhe një mungesë totale tërheqjeje nga Rusia. Ne e dashurojmë Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pëlqen Rusia aktuale, dhe nuk kemi të bëjmë asgjë për të dhe s’na merr malli”, tha Rama.

Ai më tej theksoi se “kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, apo të tjera gjëra si këto. Për ne, muzika dhe letërsia ruse është më shumë se e mjaftueshme”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…